David Guetta dhe modelja i japin fund lidhjes, pas shtatë vitesh bashkë

Një nga Dj më të njohur dhe më të suksesshëm në botë, David Guetta i ka dhënë fund historisë së tij 7-vjeçare të dashurisë me modelen dhe aktoren e njohur, Jessica Ledon.

54-vjeçari dhe partnerja e tij kanë vendosur të ndahen, pasi kanë qenë shumë të zënë për shkak të angazhimeve dhe udhëtimeve të vazhdueshme. Stili i tyre i jetesës nuk përputhej më me njëri-tjetrin.

Burimet kanë thënë për mediat e huaja se Guetta, i cili e kaloi verën në Ibiza, vazhdimisht i bënte presion të dashurës që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një burim është shprehur se:

“David u largua nga Jess dhe mënyra e tyre e jetesës thjesht nuk ishte më e njëjta. Ata kanë kaq shumë vite së bashku sa të gjithë rreth tyre mendonin se ishin krijuar për njëri-tjetrin, por nuk rezultoi kështu. Megjithatë, duket se ka shpresa që çifti një ditë t’i japë një tjetër shans dashurisë së tyre. Ata nuk e kanë ndërprerë plotësisht kontaktin, kështu që disa prej nesh shpresojnë t’i rregullojnë gjërat”.

Çifti nisi lidhjen në vitin 2015, ndërsa më vonë në vend të unazës së fejesës, muzikanti i dha partneres së tij një “unazë premtimi”, që tregonte dashurinë dhe përkushtimin ndaj saj. Këtë e bëri sepse “nuk beson më në martesë”.

Top ChannelLexo me shume