De Jong drejt largimit nga Barça, zbulohet arsyeja pse

De Jong mund të largohet nga Barcelona. Mesfushori holandez është përfolur prej kohësh për një largim nga katalanist, por në merkaton verore asgjë nuk u konkretizua me sukses. Së fundmi mediat spanjolle bëjnë të të ditur se 25-vjeçari mund të transferohet në Premier League te një nga klubet e interesuara Man United, Chelsea dhe Liverpool.

Gjithçka lidhet me situatën financiare të Barcelonës, ku katalansit do të humbasin shumë të ardhura në qoftë se do të eliminohen nga Champions League. Për të rregulluar balancat drejtuesit kanë në planë të përfitojnë nga De Jong, ndërsa Barcelona do të priste me krahë hapur dy mesfushorët e Chelseat që përfundojnë kontratat e tyre në verën e vitit 2023.

Bëhet fjalë për Jorginho dhe Kante. Francezi ka pësuar një dëmtim të rëndë së fundmi dhe vështirë të rinovojë me Chelsea ndërsa italiani kërkon rritje page. Deri tani drejtuesit i kanë ofruar rinovimin me të njëjtën pagë dhe në rast se nuk arrihet një akord së shpejti, me shumë mundësi e ardhmja e Jorginhos mund të jetë Barcelona.

Ndërsa situata e De Jong mbetet e njëjtë, pasi gjigantët e Premier League e duan pjesë të organikës së tyre. 25-vjeçari ishte në listën e dëshirave të Ten Hag që kur ai nisi aventurën e tij me “djajtë e kuq”. Liverpool dhe Chelsea nuk mbeten pas , me të kuqtë që po përballen me dëmtime të shumta në mesfushë, ndërsa “blutë e Londrës” ju bashkuan garës së Man United për shërbimet e tij në fundin e merkatos verore dhe vazhdojnë të jenë të interesuar për holandezin.

Lexo me shume