(De) Kriminalizimi i politikës

Nga emisioni Vetting: 

Në 17 dhjetor 2015 u votua me 130 vota pro ligji për dekriminalizimin. Ky është një ndër ligjet më unikë në historinë e shtetit shqiptar. Synon të përjashtojë nga politika dhe qeverisja njerëz me rekorde kriminale. Është një ligj që na dallon nga e gjithë bota demokratike ku sundon ligji. Na dallon edhe nga vendet me demokraci të brishtë vendet e botës së tretë sepse rradhë kund e gjen një ligj të tillë. Mazhoranca socialiste dhe opozita demokrate e cilësojnë sukses këtë ligj edhe pse fakton kriminalizimin e politikës dhe institucioneve shtetërore.

Ne kemi një paradoks ligjor, e thënë me fjalë të thjeshta nëse partit nuk vendosin në tre emrat e listës një burrë ose një grua e penalizojnë partin politike deri tek mosrregjstrimi në zgjedhje, kurse nëse vendos 3 kriminel në list nuk e penalizojnë partin politike, por e zëvendësojnë me 3 mandate tjera edhe ky është paradoks i madh. Në fakt penalizimi për partitë që kanë lista me të shkuar kriminale do duhej të ishte shumë më i madh këta bëjnë një ligj për të qenë korrekt me publikun por nuk bëjnë një ligj për të penalizuar ata për përgjegjësit publike edhe prandaj ne e shohim në mënyrë paradoksale partit që kan pasur më shumë individ të inkriminuar dhe pjesë të dekriminalizimit janë partit që e quajnë sukses ligjin dhe sukses procesin pavarsisht se to janë vetë ato arsyeja që është miratua ky ligj dhe vet ato që pavarsish sse është miratu se shqipërija është i vetmi vend në partin politike që e ka një ligj të tillë i cili brezat e ardhshëm do e ken shumë të vështirë për tjua shpjeguar, si është e mundur që ne e futëm në kushetut një ligj që të laargojmë individ kriminel ose me rekorde kriminale nga politika sepse në mënyrë automatike njerzit mendojnë se individët që kanë të shkuar kriminale skan pse të jenë në politik, fakti që Shqipëria dërgoi deri më kët dit me ligj e kushtetut tregon sa thellë pati hyrë krimi në politik edhe sa e fortë është sot lidhja midis krimit dhe politikës”, shprehet drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

“Është një lloj drame tani që shqiptari voton për një njeri që gjoja është i ndershëm del që s’është i ndershëm. Mirëpo ky këtu nuk është se ka hyrë nga xhepi i vet, e ka futur partia, tregon që partia bën kompromose të pista, sidomos për zgjedhjet lokale, këtë rradhë nuk pati as konkurentë edhe pse duhej që Edi Rama qeveria të vinte kaq shumë njerëz të implikuar. Me letra të falsifikuara siç ndodhi këtë javë tregon që nuk mjafton ligji po spati një vullnet politik, po s’pati dhe instrumenta të tjerë. Kush janë instrumentat e tjerë? Institucionet e pavarura, mediat e lira që e marrin dhe e shpërndajnë lajmin të mirë apo të keq, që e analizojnë në mënyrë korrekte, nuk bëjnë borritë e partive. Kështu që thashë ligji ka luajtur një rol, por një rol të pjesshëm sepse për tu zbatuar një ligj duhen institucione të pavarura, duhet një  atmosferë politike krejt ndryshe nga ajo që është e sotmja, duhen media të lira dhe të pavarura, prandaj ligji ka funksionuar pjesërisht,” thotë për emisionin “Vetting” deputeti Dashamir Shehi.

 

Sipas gazetarit Agim Baçi është shqetësuese nëse krimi drejton politikën, pasi e ardhmja është në pikëpyetje:

“Në fakt është pak e vështirë të mendojmë se politika vet ka forcën e vetpastrimit. Ne duhet të shqetësohemi se brezat më vonë kur të lexojnë se ne e kemi bërë me ligj dekriminalizimin pra pastrimin e politikes do ndihen të turpëruar që ne e kemi pas me ligj me nxjerrë të inkriminuarit nga parlamenti, megjithatë edhe pse ligji u bë me bujë ne sot jemi prap në pikpyetje shumë të madhe lidhur me lidhjen që ka politika me krimin. Nuk është thjesht nëse e përdor politika krimin por kemi pikpyetjen e frikshme nëse e përdor krimi politikën dhe ky është shqetësimi që duhet të na përfshi të gjithëve për shkak se nëse krimi përdor politikën, nëse krimi drejton politikën atëherë e ardhmja e gjithëve ne është në pikpyetje shumë të madhe”.

Dhjetë vitet e fundit janë konstatuar disa qindra persona me të shkuar kriminale që mundën të marrin mandate deputeti, kryetar bashkie, drejtues të institucioneve të rëndësishme në të gjitha nivelet e administratës qëndrore dhe vendore.

“Për hirë të vërtetës ky fenomen filloj të shfaqej pas vitit 2014 më shumë pati në organin legjislativ, persona të dyshuar si të dënuar dhe më vonë rezultuan si të tillë”, thotë ish-prokurori Eugen Beci.

“Ne denancuam në atë kohë 19 deputetet të cilët pra një numër prej 19 deputetesh që ishin me rekorde kriminale po kështu kishim denoncuar të njëjtën gjë në administrat që ishin me policinë e shtetit etj. Pra Edi Rama e kishte me një plan të qart. Ai hapi portën le të themi të asaj fortese që është institucionet demokratike të shtetit qqë bashk me kriminelet merte pushtet dhe më pas duhet ti kthente reston, pra ti jepte një funksion dhe më pas ti jepte edhe interesa të tjera. Ne tashmë e kemi parë penetrimin e kriminelëve ,jo vetem në funksione por marrjen e funksioneve shtetërore, pra nuk duhet të ishim në ktëtë situatë,për fat të keq ne shkuam aty dhe që erdhi si domosdoshmëri që të bënim ktë ligj, ligjin për dekriminalizimin,” shprehet për “Vetting” deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.

Gjatë kohës kur nisi dyndja e elementeve me të shkuar kriminale, Eugen Beci ishte prokuror i krimeve të rënda. Ai na tregon dosjet e hetuara në atë kohëdhe gjurmët e kontigjentit kriminal që u përfshi në politikë.

“Kam pasur të afërm të tyre në dosjet e hetimit të ndjeksjes së tyre penale madje të afermë të tyre që gjatë hetimeve tona rezultonin që ishin me poste shumë të larta ndërkohë që ne hetonim vëllain apo një të afërm të tyre për çështje të rënda penale”.

Instituti i Studimeve Politike ka ndjekur në vazhdimësi rezultatet e aplikimit të këtij ligji, prej vitit 2015 deri në vitin 2022.

Lista e politikanëve të inkriminuar është e gjatë. Për shkak të së shkuarës së lidhur me krimin, në shtator 2015 dha dorëheqje nga mandati parlamentar deputeti Arben Ndoka i Partisë Socialiste. Në nëntor 2015 dha dorëheqje dhe dorëzoi mandatin edhe deputeti Mark Frroku i partisë Kristian demokrate, aleate me PS0-në. Në mars 2015 u arrestua deputeti Tom Doshi I Partisë Socialiste. 13 qershor 2016 prokuroria kërkoi arrestimin e kryetarit të Bashkisë Elvis Rroshi. Ai u ndalua më pas nga policia dhe me vendim të gjykatës qëndroi disa muaj në arrest shtëpie.

“Fatkeqësisht partia që dikur përfaqësohej nga Dritëro Agolli, sot përfaqësohet nga këta këtu. Edi Rama ka vendosur të mos zbatojë ligjin e dekriminalizimit, të mos zbatojë vendimin e Prokurorisë, të KQZ, madje as vendimin e qeverisë së tij për largimin e Elvis Roshit nga detura e kryetari të bashkisë së Kavajës”, kështu u shpreh deputeti i PD-së, Edi Paloka në një konferencë për mediat.

Është për tu veçuar historia e këtij momenti pasi në fillim të procesit Rroshi paraqiti dorëheqje publike nga posti i kryetarit të bashkisë, por pas konsultimeve me drejtuesit kryesor të mazhorancës, 24 orë më pas e tërhoqi dorëheqjen dhe pas arrestit shtëpiak vijoi të ushtrojë funksionet e kryetarit. Këshilli i Ministrave nuk ndërhyri për shkarkimin e tij, megjithëse bazuar në ligjin e dekriminalziimit, mund ta inicionte këtë proces. Rama e mori në mbrojtje Elvis Roshin dhe përbetohej për pastërtinë e figurës së tij.

“Do kisha dëshir të vinte këtu krimineli që drejton kavajën. A e keni prë cfar bëri Elvisi apo Ervin? Si e ke ti se ti nuk dihet sa emra ke? Kemi kaluar një ligj për dekriminalizimin. E kemi kaluar një ligj sipas atij ligji nuk shpëton askush që ka bër dicka. Mezi pop res zbatimin e ligjit që ti dërgoj letër lulit ti thot po ky si shpëtoj?”

Në fakt Elvisi, ervini apo sido që tia thoshte apo ia thotë emrin Rama, nuk i shpëtoi dot dekriminalizimit sepse u detyrua ta dorëzojë mandatine kryetarit të bashkisë. Por Rama dhe mazhoranca socilaiste nuk kërkoi kurrë ndjesë për kandidimin e tij e aq më pak për talljen me akuzën ndaj Roshit dhe mbrojtjen publike që I bëri duke dhënë garanci se nuk kishte rekorde kriminale në të shkuarën e tij.

 “Shtetasi Elvis Roshi me funksion kryetar i bashkis kavajë rezulton se nuk ka deklaruar në formularin për dekriminalizimin si vijon;Një dënim për veprën penale të përdhunimit në grup në vitin 1995 në Itali,nuk ka deklaruar përdorimin e disa emrave në zvicër. Në prill 1993 ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtetin zvicerian dhe ka kërkuar azil në 14 maj 1993 është ndaluar nga policija e zyrihut për një rast droge dhe është dëbuar 4 muaj më vonë.Në korrik të vitit 1997 ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil.Në gusht të vitit 1997  është dëbuar sërish.Në vitin 2015 dea ka informuar autoritetet zviceriane se po hetonin një shtetas të quajtur Enver Roshi për trafik droge dhe pastrim parash”, shkruhet në vendimin e Prokurorisë.

Në dhjetor 2016 KQZ vendosi heqjen e mandatit të kryetarit të bashkisë Kavajë. Ai e apeloi vendimin në Gjykatën Kushtetuese, e cila me 23 mars konfirmoi shkarkimin e tij dhe aktin përkatës të KQZ.

Një zëri vendosi të shpall të pavleshëm dhe përfundimin e parakoshëm të mandatit të kryetarit të bashkisë Kavajë z.Elvis Roshi”, shkruhet në vendimin e KQZ në dhjetor 2016.

Për pasojë Bashkia Kavajë shpalli zgjedhje të parakohshme në 6 maj, të cilat u pamundësuan për shkak të krizës politike dhe u dekretuan të zhvillohen me 25 qershor, ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Po atë dhjetor të vitit 2016, me kërkesë të Prokurorisë KQZ u hoqi mandatin parlamentar deputetëve Shkëlqim Selami (LSI) dhe Dashamir Tahiri (PDIU)

  • Më 25 shkurt 2017 dha dorëheqje nga mandati edhe deputeti Armando Prenga (PS)
  • Në maj 2017 prokuroria kërkoi heqjen e mandatit për deputetin e PS Vladimir Kosta, me akuzën e shkeljes së ligjit të dekriminalizimit.
  • Gjatë vitit 2017 Prokuroria kërkoi hetime të thelluara për disa deputetë të tjerë, siç janë Artan Gaçi (PS), Gledion Rehovica (LSI), Aqif Rakipi (PDIU), Omer Mamo (PDIU) dhe Mhill Fufi (i pavarur), si dhe për kryetarët e Bashkive Tepelenë Termet Peçi (PS), Poliçan Adriatik Zotkaj (PS) dhe Pogradec Eduart Kapri (PD).
  • Në tetor 2017 parlamenti i hoqi imunitetin parlamentar ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Në janar 2018, bazuar mbi ligjin e dekriminalizimit,  KQZ i hoqi mandatin deputëtëve Gledion Rehovica (LSI), Aqif Rakipi (PDIU). Prokuroria njoftoi mbylljen e hetimeve për deputetët e tjerë Fufi e Mamo, si dhe për kryetarin e bashkisë Pogradec. Dhe lista vazhdon edhe në vitet në vazhdim.

“Shtetasi Dashamir Tahiri me funksion deputet rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit të dhëna si më poshtë; Në vitin 1995 është raportuar nga policija nafogjia për krime lidhur me falsifikime të parave. Në vitin 2009 është dënuar nga gjykata në ravena për të vuajtur 9 muaj burgim për përdorim të një leje drejtimi të falsifikuar.Subjekti është kontrolluar disa herë nga policija. Shtetasi Shkelqim Selami me funksion deputet rezulton se nuk ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit të dhëna për një masë sigurimi arrest me burg.I dyshuar për pjesmarrjen në një organizat kriminale që merrej me trafikim të qenieve njerëzore masën e tij është dhën në vitin 1994 dhe është ekzekutuar në vitin 2006. Në kuadër të ksaj mase ka qëndruar 1 jave në paraburgim”, shkruhet në vendimin e Prokurorisë.

Vetëm gjatë vitit 2015-2018, u shkarkuan nga detyra të paktën 110 drejtues të institucioneve të qeverisjes vendore, në nivelet më të larta të administratës publike deri tek ato më të ulëtat. Janë larguar për shkak të dekriminalizimit 45 Këshilltarë bashkiakëqindra zyrtarë të nivele të ndryshme të amdinistratës

“Një nga segmentet e ciftit Tahiri-Shullazi me lidhje të forta criminal në aksin Tiranë-Durrës,është caktuar para disa javësh zv.drejtor i përgjithshëm i doganave shqiptare në krye të anti kontrabandës dhe hetimit doganor. I larguar nga komisariati i kavajës për shkelje të rënda dhe për dyshime të forta si i përfshirë në trafikun e drogës,” ka deklaruar deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.

Gjashtë deputetë u larguan nga salla e kuvendit të Shqipërisë të detyruar për shkak se u faktuan lidhjet e tyre kriminale në të shkuarën. Tre deputetë të tjerë dhanë dorëheqje për të njëjtën arsye. Tre kryebashkiakë u shpallën nën hetim për të shkuarën e tyre në lidhje me botëne  krimit. Një kryebashkiak u shkarkua për të njëjtën arsye. Disa të tjerë u detyruan të largohen pa hyrë ende në garë.

“Unë besoj që në atë numër të përgjithshëm që tani nuk e di ekzakt cili është numër i fundit porn ë atë numër të përgjithshëm disa qindar zyrtar shtetëror duke filluar nga një numër deputetesh që ose u hoqën nga ligji apo u larguan me nxitim para se ligji të funksiononte të hynte në fuqi apo ti kapte ata ,një numër kryetar bashkish që ikën apo u larguan ose kur kandiduan u detyruan mos ta mernin mandatin. Me dhjetëra këshilltar bashkiak dhe me qindra funksionar të administratës publike janë funksionar,pozicion drejtorash etj.Ligji ka bër një shërbim të rëndësishëm interest public që ishte mbrojtje e institucioneve shteterore nga penetrimi i krimit të organizuar ,nëpërmjet ushtarëve të tij apo dhe përfaqësuesëve të tij,” shprehet për “Vetting” deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.

“Mirpo kur u bënë zgjedhjet lokale para 3 vjetëve në një kontroll të përciptë dhe të pjesshëm që bëri opozita deri tani kanë dalë nja 5-6 bashkiakë që i kap ligji, kryebashkiakë të cilët u përzunë dhe ato. Kjo tregon që ligji funksionon por pjesërisht sepse në rradhë të parë këto nuk duhet të hynin,” thotë deputeti Dashamir Shehi.

Kështu lindi ligji i dekriminalizimit i cili ështësanksionuar në kushtetutë.

“Së pari ajo që duhet theksuar është se shqipërija sduhet të ishte kurr në nevojën që ndryshonte kushtetutën dhe më pas miratonte dhe një ligj që është më I ashpri në Evrop,të paktën ai që ne quajmë ligji i dekriminalizimit. Nuk do të ishte kurr në nevojën për ta bëe ktë sepse në kushte normale ne nuk do të kishim krime në parlament apo në institucione të tjera shtetërore.Fakti erdhi që në vitin 2013 ,Edi Rama erdhi në pushtet ndër të tjera duke bër paktin me kriminelet jo vetem e ndihmuan gjat një fushate por u premtoj funksione dhe i zgjodhi në funksione politike përfaqësuese sic ishin deputetet”, thotë për emisionin “Vetting” deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.

“Thelbi i ligjit është spastrimi i vendeve politike dhe kushtetuse në Shqipëri nga individ të tillë dhe krijimi i një sistemi merite karriere ku individët që shkojnë në ktë sistem të jen jo vetemj të pastër por të ken integritet ,të ken imazh të pastër politik të ken rakorde positive dhe qytetari kur ti shikoj të jetë i bindur se po shkon te zyrtari i lartë i shtetit i cili e njeh ligjin dhe kushtetutën e respekton etj,por imagjinoni qytetarin që shikon i Lezhës, Durrsit, Elbasanit, i Vlores, i Peqinit, i Beratit, përfaqësues  të cilin e kan njohur në lagjen e tyre si kriminel ,individi që ka trafikuar, individi që ka kërcënuar lirin e tyre ,individi të cilin ata kan pasur frik në komunitetin ku  ata jetojnë dhe imagjinoni që këta individ shkuan në politik ne prandajj e bëjmë ligjin që këta individ të mos shkojnë në politik,” thotë drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

A është kjo elitë e inkriminuar product i shoqërisë tonë apo është rasti kur element të botës së krimit gjenë rrugën e bashkëpunimit me politikën? Pra a janë këto shifra të kriminelëve në politike dhe qeverisje, tregues i një shoqërie të kriminalizuar?

“Fakti që në administartë shetërore apo në politikën në përgjithësi duke arritur dhe në institucionet më të larta siç është ai legjislativ që është kuvendi,ka mund të hyjnë edhe njerëz të kriminalizuar nuk nënkupton që ka shumë kriminalitet në Shqipëri dhe ka shumë njerëz të dënuar në krahasim me mesataret e botës,por nënkupton diçka tjetër,që politika gjithënjë I ka futur duart në këtë grupin e kriminelve për ti marr ata për vete për ti patur gjithënjë pas tyre për të patur më të lehtë marrje votash,për të patur më lehtë  manipulim pushteti. Pra e thënë me pak fjalë jo se kemi një kriminalitet më të madhë se shumë vende të tjera,por thjeshtë kriminelet e dënuar në Shqipëri arrijnë të bashkëpunojnë më shumë me politikën”, tha ish-prokurori Eugen Beci.

Partitë politike, drejtuesit e tyre e cilësuan si një sukses të jashtëzakonshëm miratimine ligjit të dekriminalizimit. Pra një ligj që do ti pastronte partitë që drejtojnë nga kriminelët. Por askush nuk kërkon falje të ta na thotë se kush e shtroi rrugën e tyre drejt parlamemntit, bashkive e qindra digastereve të rëndësishme në institucionet shtetërore. Për zgjedhjen e tyre askush nuk mban përgjegjësi. Nëse marrim rastin e deputetëve apo kryebashkiakëve, individë që zgjidhen nga populli, përgjegjësinë e mban kreu i partisë qëi ka kandiduar. Sepse kodi zgjehdor I jep kryetarit të partisë të drejtën për të përzgjehdur listën e kandidatëve qoftë për deputetë a për kryetar bashkie. Por e drejta për të zgjedhur listën shoqërohet edhe me përgjegjësinë për secilin emër në atë listë. Kur u miratua ky kod zgjehdor, u synua që përmes kësaj përgjegjësie të kryetarit të garantohej integriteti i deputetëve dhe të zgjedhurve të tjerë qëndror e vendor. Por në të vërtetë ndodhi ekzaktësisht e kundërta.

Kryeministri Rama ka deklaruar se përgjegjësia e kujtdo është personale: “Përgjegjësija e kujdo që gënjen në vetdeklarim është përgjegjësi individuale nuk është përgjegjësi partije.Partit nuk janë drejtori policie, nuk kemi asnjë mundësi të ngrejmë salla torturash për selit e partive për të nxjerë deri në fund nëse dikush fsheh dicka nëpër letrat që janë në dispozicion”.

“Kur një individ konkuron si i pavarur edhe ai fiton pavarsisht rekordeve kriminale kjo është përgjegjësija individuale ,kur një individ kërkon nga partija politike dhe nga kryeministri në rastin konkret për të kandiduar për kryetar bashkije apo deputet dhe kryeministri ka gjith filtrate dhe të drejtën ligjore për të bërë një hetim të detjajuar të individit përgjegjësija nuk është më individuale ,ky individ ka mar logon e partis ka mar bekimin e partis dhe të lidereve politik dhe konkuron në emer të tyre dhe gjith struktura e partis vihet në dispozicion të tyre kështu në cdo rast në një vend serioz të partis ,në një vend të përmbushur, përgjegjësija nuk është më individuale por e personit që e promovon dhe e nxit atë,” thotë drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

Por cilat janë arsyet që liderët këmbëngulin kaq shumë për ti mbajtur në strukturat e tyre këta individë me të shkuar kriminale? Studiuesi Afrim krasniqi sqaron se ata janë burimi kryesor për të siguruar votën për liderët dhe partitë e tyre.

“Liderat politik e kuptojnë se nëse ata e largojnë vërtet individët e korroptuar dhe të inkriminuar nga politika do jetë shumë e vështirë për të blerrë votën ,për të trafikuar pushtetin,për të ndkeurn politikat klienteliste,për të qenë arrogant ,të mos japin llogaridhënje edhe do jetë shumë e vështirë për të kontrolluar elitat publike të cilat mund të kanë cv të pastër sepse një individ që ka cv proporcionale të pastër ka cv akademike të pastër,ka cv publike të pastër ,dhye do jetë shumë e vështirë për tu bër militant e lidereve politik.Kurse një individ që ska cv përvec rekordeve kriminale është gjithmonë i gatshëm  për të qenë ushtar besnik i liderit nëse atij i thuhet bli vota na siguro 3 mandate na kryj ktë porosi ata e kryejnë sepse  është e vetmja gjë që ata dinë të bëjnë”.

“Duke qënë se ndjekim përditë po themi statistika fenomenin e çështjeve penale që shoqërojnë një shoqëri përsa i përketë kriminalitetit nuk mendova se do bëhej fenomen i përgjithshëm, por më vonë arritëm të kuptojmë qe politika në Shqipëria me mënyrën si po ecte nuk po bëntë dot pa këto elementë të intriminuar,” tha ish-prokurori Eugen Beci.

“Unë them përzierje e politikës me botën e krimit. Fenomeni është pak më i thellë, në ckuptim, këto njerëzit e krimit një pjesë prej këtyre janë të suksesshëm në biznes sepse kanë para të lira nëpër duar, i ofrojnë gratis sepse nuk i kanë fitar me djersë, Partitë politike shpesh herë i duhen këto njerëz, se vota mbledhin, kanë para, janë dhe të dhunshëm. Atëherë nqs partia bën sikur se kupton dhe nxjerr përpara interesat elektorale sesa interesat e shtetit ligjor të ndershmërisë venë këto personazhe. Sigurisht që një njeri që ka bërë 10 pallate që është dënuar nëpër botë për drogë dhe për prostitucion e mund një profesor të ndershëm, e mund me vota, një profesor i ndershëm burri më i mirë po e quajmë në një qytet të Shqipërisë do marrë 500 vota, 1 mijë vota nga njohja personale ai merr 2 mijë, merr 3 mijë është në avantazh ai dhe po ti japë edhe mbështetje partia sigurisht që fiton ai, mirpo ai do cmimin mbrapa sepse është shpenzuar për këtë punë, prandaj na kanë ndodhur gjithë këto këto vite, por që të bëjmë sikur jemi budallenj sikur se kuptojmë që këto janë njerëzit që i ka vënë partia ky është një maskarallik i madh. Dmth ky lloj fenomeni ka qenë në Shqipëri, hiq ato dy mandatet e para që ishte me një idealizëm akoma, por që kur ka ardhur qeveria Rama këto 2, 3 manndatet e fundit ky është bërë fenomen masiv. Sa që unë gjykoj që kam frikë që brenda këtij grupi që hiq një pjesë njerëzish që i duhen për kornizë qeverisë socialiste pjesa tjetër janë të gjtihë derivate i kësaj bote,” thotë deputeti Dashamir Shehi.

“Jemi përpara hapjes së portave.Nevoja që kta njerëz të cilët ju është kërku të ndihmojnë PS në fushata zgjedhore që të mbledhin vota.Atyre që jan në nivele më të ulta ,u kan gjetur një vend pune ndërsa atyre që jan në nivele më të larta I kan zgjedhur kryetar bashkish apo këshilltar apo I kan sjell në parlament,dhe më pas mbasi kan bër kto pozicione u kan dhën tendera ,u kan dhën leje ,licensa,koncesione dhe më pas kur nuk I kan mbajtur dot më përsëri i kanë transferuar në parti apo kan vazhduar biznesin e ndyrë ,të pisët ,korruptiv duke u dhën pasuri publike të shqiptarëve ktyre individëve me rekorde kriminale. Ligji në vetvete ka prodhuar një statistic shumë të rëndësishme gjë që duhet të shërbej dhe të cohet përpara,” thotë për emisionin “Vetting” deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi.

Kriminalizimi i politikës dhe administratës, nuk u ndesh kurrë në presionin apo rezistencën e shoqërisë civile. Janë sporadike rastet e denoncimit duke përjashtuar turmat e rrjeteve sociale ku secili shkruan ndonjë fjalë në formë proteste. Por kur në sallën e kuvendit hynin apo dilnin persona me të shkuar kriminale, nuk u pa ndonjë listë intelektualësh, artistësh a shkrimtarësh të ankohen për këtë standart banal dhe të rrezikshëm të drejtimit të shtetit dhe politikës.

“Të më falin ato zotërinjtë por unë mendoj se nuk ka shoqëri civile. Por sigurisht që mund të ket ndonjë grup për hir të financimit nga të haujt mbn një qëndrim autonom por normalisht që pjesa tjeter është e kontrolluar nga qeverija ,nga grupet e biznesit dhe nga disa situate të tjera dhe un nuk shikoj të luaj ndonjë rol pozitiv po e përsëris edhe njëher më vjen jashtëzakonisht kq që jemi në ktë gjendje. Mirë po shoqëria civile nuk mund të bënte ndryshim nga i gjithë sistemi. Këtu është i gjith sistemi i korruptuar nga sistemi politik parlamentar,qeverija ka instituciont e veta ekzekutive.Drejtësija që fatkeqësisht u bë e gjith kjo reform,u bë zhurmë e madhe por rezultatet jan pak për zhurmën që është bërë. Sigurisht që nuk mund të shpëtontee nga kjo situate edhe shoqërija civile,” thotë deputeti Dashamir Shehi.

“Pika e dytë e nenin 7,ku thotë, që mbi 500 shtetas me të drejtë vote kanë të drejtë të verifikojnë gjithkëndë me kushtin e vetëm që parashikonte ligji që të kenë të dhëna konkrete për dënimin apo për veprimtarin kriminale që mund të këtë patur dikush I zgjedhur apo I emëruar një post publik ku populli je ti,port ë jesh e bindur që kam përshtypjen se shumë njerëz nuk e dinë që ekziston një nen  i tillë,” tha për “Vetting” ish-prokurori Eugen Beci.

Një nga ngjarjet  që më ka tronditur ka qenë thënje e një filozofi që thot që gjëja më e trisht që mund të ndodhi një vendi është; Po të jesh i ndershëm është  e kot’,dhe ne sot fatkeqësisht kemi krijuar iden iluzionin që nuk ja vlen më të jesh i ndershëm, nuk ja vlen më të jesh i ditur, nuk ja vlen më të jesh I drejtë,nuk ja vlen më të zbatosh ligjin dhe kjo ka krijuar ktë lloj kaosi dmth ktu nuk ka më një shembull që njerzit që kërkojnë ta bëjnë ktë vend. Unë mendoj që ka njerëz që e duan ktë vend,duan të bëjnë ktë vend,janë të ndrshëm por nuk e ndryshojnë dot,edhe ne si media kemi përgjegjësi që nuk i pasqyrojmë më shumë kta njerëz që nuk do të ishin pjesë e korrupsionit,do ta luftonin korrupsionin, por nuk i promovojmë dhe politika duke ardhur në ktë pik marveshje në mardhënje me korrupsionin nuk u ka lejuar ktyre personave që të jen shembull për tjeret. Shoqërija civile ka përgjegjësin e vet që nuk është bërë barrier e fortë që politikanët të cilët kan qenë në most ë korruptuar, në mos të akuzuar për persona që kan bllokuar jeten politike të vazhdojë, ose kan bllokuar promovimin e asaj që quhet zbatimin e ligjit në shtetin e së drejtës. Me inkurajimin e personave të aft duhet të kishin ikur dhe shoqërija civile për hir të vërtetës ka heshtur, sidmos tani që ka vite që ka heshtur dhe nuk është më promotore e ndëshkimit të së keqes e shembullit të keq dhe sot personi që lexon, personi që kërkon të drejtën duket dicka jasht shoqëris dhe si dicka jasht normalitetit. Kjo është ajo që duhet të jet një problem për të gjith ne sepse do na ver në pikpyetje shumë të madhe me mënyrën se si komunikojmë me fëmijët tanë. Si do ju themi? Cili është shembulli?Cfar duhet të ndjekim? Kjo është një pikpyetje shum e madhe,” shprehet gazetari Agim Baçi.

Kemi parë shpesh lista intelektualësh duke mbrojtur kauza të iniciuara nga politika dhe për interest ë politikës, por skemi parë lista intelektualësh të angazhohen në mbrojtje të interest publi. Intelektualë, artistë, shkrimtarë, gazetar etj janë tërreshtuar nëpër llogoret politike dhe kështu, ata mungojnë në rolin e tyre për përmirësimin e nivelit të demokracisë. Ka intelektualë që pranojnë të sponsorizohen nga këta persona që na vijnë nga bota e krimit. Ndoshta lidhet edhe me tiparet e një shoqërie parapolitike. Historia na tregon se modelet e heronjvë na vijnë pikërisht nga “bota e të fortëve”

“Unë uroj që të ndërtohet njëher një shoqëri civile në shqipëri të ket kurajo ti thot lirshëm mendimet e veta pastaj sigurisht që do lunte një rol pozitiv. Sot për sot janë të dizonfirmuar, janë të interesuar për disa projekte që janë të interesuar për disa projekte që i financon qeveria ose ndërmjetsit e qeveris për institucionet e huaja,ambasada etj. Unë shoqëri civile që të përballet me të keqen nuk shikoj,” thotë deputeti Dashamir Shehi.

Unë personalisht them që kam njohur njerëz që kan ditur të ngren zërin e tyre.Unë mendoj që edhe një njeri coft edhe nëse është në psherëtim,sepse njeriu që thot të vërtetën edhe në psherëtim duhet të dëgjohet deri në fund të botës.Qështja është se që mbas vitit 90 them se është abuzuar.Intelektual nuk do të thot se ke mbaruar shkollë,intelektual nuk do të thot se ke 2 diploma,intelektual nuk do të thot ke doktoratur titull professor.Intelektual do të thot të lesh mënjan intereset e tua personale dhe të shikosh se cfar I përket ksaj shoqërije dhe si mund të kontribosh ti për pjesën tjeter të shoqëris dhe të shikosh raportin tënd individual.Unë mendoj se intelektuali që trashëguam ne nga diktatura është një tundës koke dhe sot cili prej jush që jeni më të rinj se mua besoni se akademija e shkencave do ti kerkoj llogari qeveris dhe politikës dhe kjo është në një pikpyetje të madhe me atë që ne kemi dashur të ndërtojmë me fjalën intelektual.Unë mendoj se fjalën intelektual e mritojnë  ata që lën interesat e tyre mënjan dhe din të jen pjesë dhe ti bëjnë ata me zë të lartë,” shprehet për “Vetting” gazetari Agim Baçi.

“Nëse ne shohim traditën e shqipëris gjithmon kemi parë që atentatorët edhe figurat që kan pasur dhe akte të njohura kriminale në konceptin e kulturës tonë politike jan quajtur heronj, janë quajtur njerëz të fortë ,njerëz që në një moment të caktuar kanë marrë vendimarrje të rëndësishme dhe ky lloj mentaliteti që nuk lidhet me një shoqëri demokratike por me një shoqëri të pakultivuar politikisht është shfrytëzur njga këta individ.Këta individ janë njerëz të pasur,këta individ nuk janë product i një gare në politik por janë njerëz që kanë gjetur ligje te kryetari i partisë dhe stafit drejtues ,kanë paguar për mandatet e tyre,kontrollojnë zona të caktuara të zonave të bastcionit dhe janë të gatshëm  të blejnë votat ,të kontrollojnë kundështarët politik ,mediat lokale edhe deri diku të imponojnë aktet e tyre politike dhe vendimarrjen  e tyre dhe si të  tillë e duan aktin e tyre politik dhen pjesmarrës jo vetem për të fituar por e duan për të krijuar një status politik dhe për të reabilitu veten e tyre, mbiemrin e tyre dhe familjen e tyre,” thotë drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi .

Ndaj dhe u hartua ligji për ta pastruar politikën. Kanë kaluar 7 vjet prej miratimit të këtij ligji. ISP ka kryer një studim me rezultate e dekriminalizimit ne tri vitet e para. Sipas këtij studimi, Istituti I studimeve politike verën se impakti që ka dhënë ligji i dekriminalizimit është ende minimal, larg pritshmërive të publikut dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Partitë politike e kanë shfrytëzuar ligjin për dekriminalizimin për akuzuar njëra tjetrën për individët me rekorde kriminale, por partitë kanë bërë pak ose aspak për të larguar nga radhët e tyre individët që kanë rekorde kriminale. ISP ka kryer njësondazh muajt e fundit që na tregon që më shumë se dy të tretat e qytetarëve mendojnë se personat e inkriminuar, të larguar nga dekriminalizimi, vijojnë të kenë ndikim direkt ose indirekt në politikë dhe në vendimmarrje.

“Ne kemi bërë disa her propozime parlamentit që ligji për statusin e deputetit do të duhet të kishte mendime ligjore në funksione të ligjit të dekriminalizimit. Deputeti i cili largohet nga parlamenti për rekorde kriminale nuk mund të gëzojë privilegje si një deputet normal, nuk mund të ket pasaport diplomatike ai dhe familja e tij në 3 vitet e ardhshme sic i kanë deputet në Shqipëri, nuk mund të gëzojë privilegje lidhur me jeten e tij politike, nuk mund të kthehet në listat elektorale sic ka ndodhur vazhdimisht dhe ky është një nga paradokset më të mëdha të ligjit. Kjo ndo0dh për shkak ses ne nuk kemi ndërtuar një mekanizëm që e monitoron zbatimin e ligjit të cilet bëjnë një raport të shikojnë se cfar ka shkaur mirë dhe cfar ka shkuar keq, ku jemi dhe ku s’jemi dhe në cfar duhet ndëryrë dhe kush ka vepruar sipas dëshirave të veta? Unë po ju marrë vetem një shembull se ligji ngargon parlamentin që brenda 60 ditëve të miratonte listën e shteteve të botës ku do të duhej të vepronte ligji i dekriminalizimit do të thot se nuk mund të veprojë ligji pot hemi nëse individi dënohet në greqi apo në kosovë me individin që dënohet në SHBA apo Australi dhe në fakt sot e atë ditë që është miratua ligji parlamenti nuk e ka marrë ende ktë lloj vendimi dhe sot nuk ka një listë zyrtare të vendeve ku individi ka kryer akte kriminale. Ne kemi me termat vendet e BE, SHBA, Kanada, por ju e dini se vendet e BE kanë lëvizje ,ka vende si britanija që kanë dal dhe ka vende të reja që po hyjnë dhe ligji nuk e ka parashikuar ktë gjë. Në vend që parlamenti të ulet dhe të shikoj ku ka funksionuar dhe ku ska funksionuar ligji dhe të forcojë dispozitat që vërtet të sjelli politik të pastër parlamenti është mbytur në atë që quhet përgjegjësi dhe është bashkfajtorë në gjithë ktë process dhe ka krijuar perceptimin e përgjegjshëm dhe duke qenë bashkëfajtorë e si i tillë e ka të pamundur për ta jetësuar realisht dekriminalizimin,” thotë drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

Studimi na trtegon se qytetarët mendojnë që lidhjet personale politike, roli i tyre në fushatën politike, korrupsioni i lartë dhe sistemi klientelist i karrierës janë arsyet kryesore që personat e inkriminuar marrin postet politike/zyrtare (në total 83.6%). Interesante ështëgjetja se në perceptimin publik individët e inkriminuar nuk duan poste politike dhe zyrtare për pasurim financiar, por për të fituar imunitet e status social, pra për të legalizuar pasurinë, ndikimin dhe biografinë e tyre.

Përgjatë këtyre shtatë viteve kur ka nisur të funsksionojë ligji I dekriminalizimit, janë me qindra rastet e personave me të shkuar kriminale që kanë dalë jashtë sistemit dhe ky quhet sukses nga të duyja anët e politikës. Megjithatë, të dhënat na tregojnë se po aq të tjerë ose më shumë gjenden në sistem ende të pazbuluar pasi ligji I dekriminalizimit nuk e garanton plotësisht pastrimine politikës dhe institucioneve nga personat me të shkuar krimianale.

Në kohën kur u miratua ligji thelbi i ligjit ishte se individët që kanë pretendime për të marrë poste publike dhe për të bër pjesë publike vendimarrje në shqipëri por që ka rekorde kriminale do të duhet të bllokohen dhe për tu bllokua u miratua ligji, u miratua filtrat u miratuan insionet. Në fakt ndodhi se insionet të cilat parlamenti qeverisja qendrore, qeverisja lokale i miratuan aktet nën ligjore pët kët gjë por asnjë nga partit politike nuk i miratoj aktet në kohën e ligjit, vendimet e partive dolën shumë më vonë praktikisht dolën për kandidaturët e reja dhe jo për të vjetrat dhe asnjë nga individët qëe jan larguar nga dekriminalizimi nuk është larguar nga partit politike të gjith jan larguar nga parlamenti dhe struktura e tyre vendimarrëse por gjith gëzojnë një imunitet partiak që në Shqipëri është herë herë është edhe imunitet më i madhë, e thënë me fjalë të thjeshta nëse një deputet i sjell dëmë të madh shoqëris sepse miraton ligje dhe nëse ai ka rekorde kriminale do të thotë se edhe aktet e tij janë gjithmon të dyshimta jo vetem moralisht por edhe në aspektin e klienteles dhe standarti i ligjit po ky i njëjti deputet në një rreth të caktuar të periferisë për shkak të pushtetit të madh që kanë politike mund të jetë shumë më i rrezikshëm se sa ai vendos për administratën publike për vendimarrje lokale edhe ai ndikon dhe në emërime të administratës dhe strukturës lokale edhe si të tillë do të duhej që shoqërimi në moment që largohen nga politika qendrore do të duhej të shkonte dhe në bazë ,do të duhej të largohej nga partia politike dhe nga strukturat vendimarrëse,” thotë për “Vetting” drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

“Partia socialiste e Edi Rama qartazi mori një pjes prej ktyre dhe I kaloj nga parlamenti, u dha funksione ose zyrtarisht ose informalisht por qartazi në sy të gjithve funksione drejtimi partiak në strukturën drejtuese ,mlokale të partis socialiste.Kjo mund të ket ndodhur edhe në parti të tjera por ajo që është pra qeveria, mazhoranca partija e qeveris është ajo që i ka dhënë një model shumë të rëndë dhe të shëmtuar duke fshehur nën tapet në një farë mase atë problem që kish krijuar, duke i futur këta në institucion. Tani institucionet duke patur parasysh se sa shumë i politizuar është shteti shqiptar roli shumë i fortë i partisë, sidomos partisë qeverisëse aq më teper me kapjen e gjitha pushteteve nga partija që është në qeveri roli i ktyre individëve mbetet shumë i fortë. Individëve me rekorde kriminale mbetet shumë i fortë edhe pa qenë të zgjedhur.Janë ata që drejtojnë struktura ,janë ata që komandojnë emerimin apo poste të tjera,, vënien tek njerzit e tyre cojnë përpara interesat e tyre kriminale”, shprehet deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Edhe pse rezultatet e dekriminalizimit konsiderohen jo të polota, sidoqofte ky ligj ka shqetësuar një pjesë të rëndësishme të grupimeve që kanë synuar ti afrohen politikës për të mbrojtje prej ligjit. Disa prej tyre, janë larguar nga sistemi për shkak të dekriminalizimit por kanë gjetur mënyra të tjera për të qënë pjesë e politikës.

Prej shtatë vitesh, ligji i dekriminalizimit ka prodhuar një listë të gjatë personash me të sghkuar kriminale. Shumë prej tyre e kanë kryer dënimin dhe drejtësia shqiptare nuk ka rol për të luajtur. Por Prokuroria do të duhej të kishte rol në disa faza të dekriminalizimit. Perceptimi I publikut për punën e prokurorisë në këtë process, ështëse prokuroria ka munguar në rolin qëi përcakton ligji i dekriminalizimit. Ish-prokurori Eugen Beci mendon të kundërtën pasi e sheh gjtihë problematikën tek ligji.

“Me bazë të ligjit ka të drejtën e vendimmarrjes,se duhet të kuptojmë prokuroria bën verifikimin dhe më pas ja dërgon kuvendit, kryeministrisë, drejtorisë së përgjithshme të policisë apo drejtorisë së shërbimit informativ, për institucione që kanë persona të dyshuar dhe kanë rezultuar nga verifikimi që kanë qënë të dënuar. Me pak fjalë prokuroria bën hetimin dhe i çon rezultatin këta persona janë të dënuar këta persona janë të dënuar dhe vendimin e ka autoriteti që e ka punësuar apo autoriteti që e ka zgjedhur personin.

Ka dy arsye njëra është teknike tjetra është politike.Politike është sepse partit nuk arrijnë të kontrollojnë ,ti promovojnë partit 2,3 muj përpara aq sa duhet të ket mundësinë për ti bërë hetimin e detajuar të tyre por ne jemi dëshmitarë listat e kandidatëve dorzohen në momentin e fundit maadje në orën fiks kur skadon  afati ligjor dhe aftësit teknike  është,imagjinoni nëse të gjitha partit politike në shqipëri tjua dërgojnë prokuroris të gjitha emrat për verifikim në fakt prokurorija do vihej në vështirësi pavarsisht se ligji ngaron prokurorin .Prokurorija nuk I ka ligjet as burimet njerëzore as mjetet financiare dhe as mjete administrative që ti kthej përgjigjie  për 2 muj për 12 mij kandidat sa vijnë nga partit politike brenda një afati 40 ditor, kështu që praktikisht kur parlamenti ka miratuar këtë lloj detyrimi e ka miratuar më shumë për tju bër qefin të hujave dhe për tju thën ndërkombëtarëve që ne ja kemi një filtër verifikimi për ta bër të zbatushëm ligjin dhe ky është problem I madh ,edhe ligji I dekriminalizimit edhe një sër parimesh të dekriminalizimit përfshirë dhe aktet e brendshme të partive politike janë krijuar më shumë për të huajt se sa janë krijuar për tu zbatuar realisht në Shqipëri.” thotë për “Vetting” drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

Liderët e partive politike kanë pranuar në parlament dhe zyra të tjera të shtëetit shqiptar persona me të shkuar kriminale. Por Liderët e partoive politike nuk e kanë për turp të shfaqen nëpër fotografi edhe me elemente të botës së krimit të cilët mund të jenë ende në ndjekje nga drejtësia. Liderët nuk ndëshkohen asnjëherë ndërsa një gjyqtar a prokuror ndëshkohet me largim nga sistemi i drejtësisë nëse ndodh të gjendet një lidhje me elemente të vbotës së krimit.

“Ne po shohim në vettingun në drejtësi se shkaku për të cilën shkarkohet prokurori gjithmon nëse ka të dhëna se në një moment të karrieres së tij ka udhëtuar apo ka pasur një përson me të shkuar kriminale kurse në politik ne shohim individët të cilët i kan marrë personat me të shkuaar kriminale i kanë future në politik nuk mbajnë përgjegjësi dhe ky është paradoksi më i madh që ndjek politika,” shprehet për emisionin “Vetting” drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi.

Askush nuk ndjen turp e aq më pak përgjegjësi për takime me pjestarë të botës së krimit. Janë me dhjetra rastet kur edhe liderët e partive politike janë shfaqur në fotografi nëpër tavolina restorantesh me element të spikatur të botës së krimit. Janë disa drejtuesite partive politike apo anëtar të tjerë të rëndëssishëm të forumeve e grupeve parlamentare, që janë fotografuar më shumë se një herë me persona me të shkuar kriminale, kanë bashkëpunuar me ta dhe i kanë mbajtur në tavolinat e tyre, në zyrat e tyre. Por asnjëri prej tyre nuk është ndëshkuar kurrë ndonjëherë.

Por nuk është fjala vetëm për një fotografi apo disa të tilla. Është fjala për përfshirje konkrete të personave me rekorde kriminale në rradhët e politikës dhe qeverisjes, fenomen që solli domosdoshmëri ligjin e dekriminalizimit. Ky ligj do të na kujtojë një kohë kur kriminelet hynë në çdo skutë të politikës e qeverisjes dhe u ngjiten deri në majën më të lartë të saj, në sallën e kuvendit të shqipërisë.

Dekriminalizimi i sanksionuar në kushtetutën e Shqipërisë do të mbetet si njollëturpi përgjithmonë.

 /abcnews.al/ 

Lexo me shume