Debat në parlament për sigurinë në plazhe

Zhupa: Asnjë plazh në vend nuk plotëson standardet. Kumbaro: Kritere të reja për mjetet lundruese  

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka thirrur në interpelancë ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro për mungesën e sigurisë dhe të standardeve në plazhe. Zhupa përmendi humbjet e jetës së pushuesve në plazhe për mungesë të vrojtuesve si dhe tragjedinë e Himarës.

“Shqipëria nuk ka asnjë plazh të sigurt, të gjithë e mbani mend vrasjen në Himarë, ngjarje e dhimbshme. A kishte përgjegjësi Mirela Kumbaro? Në një shtet tjetër, në një qeverisje tjetër unë sot nuk do isha duke bërë interprelancë me Mirela Kumbaron, por me një ministre tjetër sepse Mirela duhet të kishte dhënë dorëheqjen”, ështëshprehur Ina Zhupa.

Ministrja Kumbaro zgjodhi t’i përgjigjej me shifra.

“Kanë hyrë në portin e Sarandës vetëm në muajin Shtator 32136 vizitorë krahasuar me 7636 vizitorë për muajin Shtator 2021. Duke e krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kemi një rritje të prurjes turistike mbi 25%. Po flas vetëm për Sarandën. Ajo që vlerësohet sivjet është rikthimi i turistëve nga Eurpa Qëndrore dhe Perëndimore si dhe shtim të turistëve gjermanë, spanjollë, francezë, italianë dhe anglezë”, ka thënë Kumbaro.   

Ndër të tjera, Kumabro tha se për të patur një sezon më të sigurt aplikimi për stacionet e plazheve do të nisi që në nëntor, si masat e reja për mjetet lundruese.

“Nga 1-30 Nëntor do jetë faza e aplikimit për subjekte të cilët punojnë dhe prodhojnë ekonomi në këtë sektor. Operatorët turistikë detarë duhet të jenë të certifikuar sipas sistemit tashmë të hyrë në fuqi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me një udhëzim të dedikuar dhe të detajuar të ministrit”, ka thënë Kumbaro.

Sipas ministres Kumbaro, qeveria ka miratuar vendimin e ri për plazhet publike, duke rritur nivelin në 30% nga 20 që ishte një vit më parë. 

Klan News

Lexo me shume