Debate në komisionin e TIMS/ Qefalia: Shko ulu me opozitën, nëse do jesh me ta! Salianji: Tallava nuk bëjmë dot, as nuk tallim…!

Kryetari i Komisionit Hetimor për Trajtimin e të Dhënave të TIMS u përplas me deputetin socialist Xhemal Qefalia. Ky i fundit akuzoi Salianjin se po mban anën e opozitës dhe nuk po bën rolin e kryetarit.
Dogjani: Kjo ka të bëjë me një organizatë krimianle, të hyjë në mes të gushtit, të emërohet pa gradën. Është krim të marrësh të dhënat e shqiptarëve.

Doni të bëni rolin e zhurmuesit, të vijë Rama me Çuçin, të japin të dhëna. Fakti që emërohet në kundërshtim me ligjin, pa certifikatë sigurie. Për të hyrë në Policinë e Shtetit, bëhet një kurs 4 mujor. Shumë policë vuajnë për marrjen e gradës, si u fut ky. Dyshoj se kemi të bëjmë me një organizatë kriminale, duhet të vijë Rama dhe Çuçi.

Salianji: Çdo pyetje që del nga ky Komision u shërben dëshmitarëve që të përgatiten

Qefalia: E kam vërejtjen për ju si drejtues, nëse do të jesh me ta, shko ulu atje, se po ua jep fjalën 3-4 fjalë. Të kalojmë direkt te zbatimi i asaj që ne miratuam së bashku. Nënkryetari ynë Gogu ua tha qartë, nuk kemi kohë të humbim. Kemi rënë dakord që ta miratojmë kalendarin, por pa përcaktuar data kohore, me përjashtim të rastit të parë që është 15. Naço ka një përvojë shumë të mirë si jurist, çfarë humbasim ne, kur për të gjithë këto individë, që prokuroria s’i ka thirrur ende, t’i nisim një shkresë Prokurorisë, të themi jemi ne në kushtet ligjore për t’i thirrur këto. Çdo fjalë tjetër është e kotë. Pa data se nuk i caktojmë dot.

Salianji: Tallava nuk bëjmë dot, as për të tallur ndonjë gjë, nuk e tallim dot. Është plani i hetimit mo, ju thoni ta miratojmë prapë, doni ta mbani zvarrë. Për pyetjen si dëshmitarë të personave që janë thirrur ose jo, ne nuk kemi punë me hetimin e Prokurorisë, ne duma të vijnë t’i pyesim se çfarë ka shkuar keq që ta rregullojmë. E keni bërë ves sa herë që vini në mbledhje keni problem se çfarë keni miratuar në mbledhjen paraardhëse./m.j

Burimi