Debatuan ashpër, Neda Balluku flet për Arjan Konomin: Është një njeri që…

Debati mes dy opinionistëve të “Për’puthen”, është diskutuar mbrëmjen e sotmë në “Goca dhe Gra”, ku e ftuar ishte Neda Balluku.

Neda ka treguar se nuk kishte asgjë personale me Arjanin, por kishte ndjerë një batutë të përsëritur nga ana e tij, por situata arriti kulmit gjatë emisionit dhe debati mori përmasa pak më të ashpra sesa thjesht një batutë.
Neda Balluku: Nuk është tendenca ime të bëj debate. Debati mes meje dhe Arjanit kaloi goxha në personale. Nga ana ime nuk kishte nisur më herët por e kam ndjerë gjatë gjithë kohës një lloj batute që nuk mbaronte asnjëherë. Në televizion batutën duhet ta mbash, ta marrësh me humor. Unë po debatoja me dy konkurrentë, po jepja një opinionin tim për një marrëdhënie aty. Ndodhi ndërhyrja dhe unë nuk e lejova më sepse kufiri aq është. Secili nga ne është ndryshe të gjithë kemi limitet tona. Ai është një njeri që ka një lloj eksperiencë, nuk është hera e parë që bën debat në një televizion. Unë dhashë vetëm përgjigje të cilat mendoja se i meritonte situata. Më erdhi më shumë keq që u bëmë personazhe pa dashur.

Top ChannelLexo me shume