Firma e veshjeve Adidas i ka dhënë fund partneritetit me Kanye West, duke thënë se “nuk toleron antisemitizmin” pasi reperi u pezullua nga Instagram dhe Twitter për shkak të komenteve të tij që u cilësuan si ofenduese.
Marka gjermane sportive tha se komentet dhe veprimet e fundit nga West, i cili zyrtarisht ka ndryshuar emrin e tij në Ye, kanë qenë “të papranueshme dhe të rrezikshme, dhe se ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin dhe drejtësinë”.
Kompania tha se do të merrte një humbje prej 250 milion € në të ardhurat e saj për këtë vit pasi vendosi të ndalojë partneritetin e markës me reperin menjëherë. Ata deklaruan se do të përfundojnë prodhimin e artikujve nën markën Yeezy të West dhe do të ndalojë të gjitha pagesat për muzikantin dhe kompanitë e tij.
Lëvizja e Adidas vjen pasi Balenciaga, Gap dhe JPMorgan ndërprenë marrëveshjet me West pas komenteve të përsëritura antisemitike në të cilat producenti i famshëm adresonte njerëzit hebrenj dhe çështje të racizmit.
(BalkanWeb)
br> br>Lexo me shume