Dënohet me burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit_6643118bac66a.jpeg

Dënohet me burg Rudina Dembacaj, falsifikoi firmën e ish-burrit për të nxjerrë vajzën jashtë vendit

Aktorja Rudina Dembacaj është dënuar nga Gjykata e Apelit me 6 muaj burg, që i është konvertuar në 80 orë shërbim prove. ZËRI ka zbuluar se dënimi i është konvertuar pasi Gjykata, për shkak të rrezikshmërisë së ulët dhe dënimit nën 1 vit burg, mund ta vuajë jashtë dënimin e saj. Dembacaj është dënuar pasi u kallëzua penalisht nga ish-bashkëshorti i saj Aleksandër Varfaj, pasi kishte nxjerrë vajzën e tyre jashtë vendit duke falsifikuar prokurën. Prokura, e cila duhet të ishte firmosur edhe nga i ati i vajzës, është falsifikuar, ndaj e bija ka dalë jashtë kufirit të vendit, pa dijeninë e të atit. “Krimi” është kryer në bashkëpunim me noterin Ermal Hamzaj, por ky i fundit i ka shpëtuar dënimit.
ZËRI ka siguruar kallëzimin e plotë të zotit VARFAJ në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë për gjyqtaren Marinela Osmani, për moskryerjen e veprimeve për të zbardhur të plotë shkeljen:
“Ju drejtohem juve me anë të kësaj ankesë për gjyqtaren Marinela Osmani, e cila në procesin ku unë kam kallëzuar ish-bashkëshorten time Rudina Dembacaj për falsifikim të prokurave në bashkëpunim me noterin në 2 prokura të ndryshem. Vepra penale është konsumuar plotësisht dhe është pranuar edhe nga vetë e pandehura dhe avokatja e saj në seancë. Nga ana jonë janë dorëzuar 2 shkresa të ardhura nga drejtoria e kufirit dhe migracionit në të cilat provohej se janë përdorur 2 prokura të falsifikuar që kanë për të kaluar jashtë territorit të RSh vajzën e mitur me nënën e saj pa dijeninë dhe miratimin tim.
Organit të akuzës në Gjykatë i është bërë me dije dhe këtë e kemi përmendur edhe në Gjykatë se hetimet nuk kanë qenë shteruese pasi ne pretendonim se prokuroria i ishte shmangur hetimit duke u mjaftuar vetëm tek njëra nga deklaratat noteriale të falsifikuara të përdorura për të kalur fëmijën jashtë territorit të RSH-së dhe përgjigja ka qe se ishi bërë të gjitha hetimet dhe se nuk ishte më e nevojshme që të bëheshin hetime shtesë. Pra e nderuar gjykatë në këtë proces janë anashkaluar procedurat e hetimit nga ana e prokurorisë dhe nga gjyqtarja.
Pra asnjë nga pretendimet e mia si viktimë e veprës penale nuk është marrë në konsideratë në diskutimet përfundimtare në nuk kemi qenë dakord për sa ju kemi cituar më lart, ne gjithashtu nuk jemi dakord me vendimin e dhënë nga gjykata e shkallës së parë për argumentat dhe pretendimet e paraqitura më lart, gjyqtarja me vetëdije dhe duke e privilegjuar pozitën e vetë nuk ka pranuar dhe nuk ka çmuar që i pandehuri të merrej dhe noteri Ermal Hamzaj që në mënyrë të përsëritur ka hartuar dhe ka falsifikuar 2 herë në 2 deklarata të ndryshme noteriale, kjo e privuar nga deklaratat që rezultonin të rejigstrua në sistemin Tims, ku janë bërë pjesë të fashikullit gjyqësor.”
Gjithashtu, ZËRI ka siguruar edhe dënimin e caktuar nga Gjykata për aktoren e njohur.
VENDOSI:
1. Deklarimin fajtore të të pandehurës Rudina Dembacaj për kryerjen e veprës “falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal të këtij neni dënimin e saj me 9 muaj burgim
2. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, masës së dënimit, duke e dënuar përfundimisht të pandehurën Rudina dembacaj me 6 muaj burg.
3. Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim dhe zëvendësimi i dënimit me burgim, për të kryer një punë në interes publik prej 80 orë.
Çifti u martuan në vitin 2016 dhe nga dashuria e tyre sollën në jetë një vajzë. Por u ndanë 3 vite më pas, e aktualisht aktorja ka nisur një romancë të re. Ajo ka lidhur kurorë me ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku.

Burimi