Denoncoi komshiun në polici, flet 55-vjeçarja: Më ka rrahur dhe ngacmuar seksualisht djalin sistematikisht

Një 55-vjeçare nga fshati Porodinë i Korçës ka denoncuar në polici fqinjin e saj 40 vjeçar, pasi sipas saj ai i ka ngacmuar seksualisht djalin, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas policisë shtetasja A. Q., 55 vjeçe, pretendon se 4 muaj më parë, shtetasi D. M., 40 vjeç, i ka ngacmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar.

Më konkretisht, nëna e 18-vjeçarit ka akuzuar komshiun e saj se ka rrahur dhe ka ngacmuar djalin e saj ndërsa shton se komshiu i saj në mënyrë periodike ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre.

Ndër të tjera ajo shton se edhe policia ka qenë në dijeni të kësaj ngjarje por nuk ka vepruar. Sipas saj gjithçka ka ndodhur 4 muaj më parë dhe se ndihet e frikësuar për veten dhe të birin.

Nga ana tjetër e ëma e 40-vjeçarit D.M. ka hedhur poshtë çdo akuzë duke thënë se djali i saj asnjëherë nuk e ka zhveshur apo goditur djalin e denoncueses apo edhe vetë këtë të fundit. Ajo thekson se denoncimi në polici është i pabazë dhe se gjithçka është e stisur. /abcnews.al/

Lexo me shume