Depay nuk njeh limite: ngacmon vajzën që kapte topat e grindet me një gazetar

Sulmuesi holandez Memphis Depay tërhoqi vëmendjen mbi veten, por jo për lojërat e tij në fushë, por për sjelljen gjatë turneut të tenisit që përfundoi të dielën në Madrid.
NGACMIMET NDAJ KAPËSES SË TOPAVE
Sulmuesi i Atletico Madrid ishte spektator në fazat e fundit të turneut të tenisit që u zhvillua në kryeqytetin spanjoll. Lojtari, më shumë se nga lojërat e tenistëve, u magjeps nga vajza që kapte topat, e pranishme në fushën e lojës. Pasi u hutua nga vajza e re, në Instagram ai i kërkoi ndihmë ndjekësve të tij për të gjetur profilin e vajzës në Instagram: “Shkojmë për darkë në Hënë”.
Lexo më tej: Trajneri më i keq, Van Gaal replikon me Di Maria: “Edhe Depay nuk luante te United, tani puthemi në buzë”
SHERRI ME GAZETARIN
Postimi i tij ishte subjekt i një artikulli të një gazetari vendas me të cilin Depay pati një sherr. Lojtari drejtoi gishtin nga gazetari i cili shkroi: “Nuk është një ditë e mirë për të, Atletico po mendon ta shesë në verë dhe ai publikon dhe fshin një tëeet për një vajzë të re kapëse topash nga turneu i Madridit”. Përgjigja e lojtarit ishte gati: “Ju lutem informohuni: ajo duhet të jetë 20 vjeç dhe unë jam beqar. Më jeni neveritur, mos u shqetësoni për të ardhmen time futbollistike”.

Not a great day for Memphis Depay. First, AS reports that Atlético Madrid are looking to part ways with him this summer, and then, he posts and deletes a tweet about a ball girl in the Madrid Open Final.
The 30-year-old’s contract is set to expire in June 2025. pic.twitter.com/CwKOlOgFvY
— Zach Lowy (@ZachLowy) May 5, 2024

Burimi