Deputetët përleshen në parlament, Gjeorgjia miraton ligjin për agjentët e huaj

Parlamenti i Gjeorgjisë ka votuar me 84 vota pro dhe 30 kundër një projektligj përçarës për agjentët e huaj që ka shkaktuar prej javësh të tëra  protestash të dhunshme.Megjithatë, projektligji tani përballet me një veto të mundshme nga presidentja e  Gjeorgjisë, të cilin parlamenti mund ta anashkalojë duke mbajtur një votim shtesë. Mijëra njerëz u mblodhën pranë parlamentit në Tbilisi për të protestuar kundër vendimit.
Protestuesit sulmuan policinë që ruanin hyrjet anësore të ndërtesës. Situata ka qenë e tensionuar edhe brenda Parlamentit, me përplasje fizike dhe verbale mes deputetëve pro qeverisë dhe opozitës.
Disa prej deputetëve të opozitës pro-europiane e kundërshtojnë projektligjin e hartuar nga qeveria e orientuar nga Moska, ndaj dhe u përpoqën të bllokojnë punimet e seancës, duke penguar deputetët e shumicës të diskutonin, që solli edhe përplasje fizike mes tyre.Miratimi i tij do t’u kërkonte organizatave që marrin më shumë se 20% të financimit të tyre nga jashtë të regjistrohen si agjentë të ndikimit të huaj, duke vendosur kërkesa të vështira si gjoba ndëshkuese për ata që e shkelin.  Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Italia dhe Franca prej javësh të tëra i kanë kërkuar Gjeorgjisë të tërheqë projektligjin pasi shkel lirinë e fjalës.

Burimi