Deputeti i VV-së: Do të doja që politikanët shqiptarë t’ia çelin sytë njëri-tjetrit

Armend Muja, deputet i Lëvijes Vetëvendosje ka thënë se do të dëshironte që politikanët shqiptarë t’ia çelin sytë njëri-tjetrit.

Muja ka komentuar veprimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ku në Berlin ia mbylli sytë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Veprimi i Ramës është komentuar në forma të ndryshme – si unitet, por është parë edhe si përpjekje e Ramës “për ta dominuar Kurtin”.

“Unë do të doja që politikanët shqiptarë t’ia çelin sytë njëri-tjetrit pak më shumë dhe kjo është shumë me rëndësi. Po kalojmë mbase momentet më vendimtare gjeopolitike dhe s’mund të themi se bota është e njëjtë që nga ndërhyrja ruse në Ukrainë që ka rrezikuar mirëqenien demokratike”.

“Është shumë e rëndësishme që politikanët shqiptarë t’ia çelin sytë njëri-tjetrit me gjithë këto zhvillime, jo me ja mshel”, tha Muja në një konferencë për media.

Lexo me shume