Dëshira për pushtet dhe influencë ka prekur dhe ‘njerëzit e Zotit’
Kategoria: Aktualitet
Publikuar nga: X.Tafa
  Koha për lexim: 7 Minuta

Dëshira për pushtet dhe influencë ka prekur dhe ‘njerëzit e Zotit’

Dëshira për pushtet dhe influencë ka prekur dhe ‘njerëzit e Zotit’. Elvis Naçi imami i xhamisë së Urës së Tabakëve, i njohur tashmë si një ndër personat më me influencë fetare përmes videove në youtube dhe intervistave në emisone televizive, ka vet-hedhur kandidaturën për të drejtuar një ndër emisionet më të ndjekura në kanalin televiziv NEWS24, ‘Shqiptarët për shqiptarët’, duke u kthyer kështu në një djalë showman, që bën prezatuesin, të ftuarin, atë që thotë babtutën, duke i mbetur pabërë vetëm roli i balerinit

Ditën e djeshme nëpër media qarkulloi lajmi se moderatorja Ola Bruko, ishte larguar nga emisioni sepse në vend të saj ishte vendosur vetë Hoxha Naçi dhe kjo u vërtetua kur emisioni nisi transmetimin. Në fakt, nuk është çudi të mendosh që një imam i cili ndiqet nga më shumë se 700.000 njerëz në FaceBook, të mos të dojë të drejtojë një emision në të cilin derdhen para me thasë nga të gjithë shqiptarët për të ndihmuar ata në nevojë, kështu imami ka filluar të përjashtojë sa më shumë persona që do merrnin pjesë nga fondet. Ajo çfarë të bën më shumë përshtypje është se emisioni ka filluar prej vitesh dhe transparenca e fondeve të dhuruara nga shtetasit shqiptarë nuk është bërë kurrë publike se sa dhe ku përfundojnë ato. Imami më i famshëm në trojet shqiptare që tashmë konkuron dhe politikanët dhe njerëzit e showbiz-it, u shfaq ditën e djeshme vetëm në krah të këngëtarit Sidrit Bejleri, duke e prezantuar së bashku emisionin (i thënçin emision, sepse në të vërtete janë histori njerëzish në nevojë e ndërthurur me recitimet fetare nga Hoxha Naçi, siç i shkon një imami popullor që kërkon të bëjë propagandë). Tashmë imamit i këshillojmë t’i futet politikës sepse marketingun e ka në nivel të lartë e t’i urojmë suksese.

Vetë ish-moderatorja tashmë reagoi përmes një mesazhi në rrjetin e saj social duke deklaruar se nuk do të ishte më ajo që do ta drejtonte emisionin dhe se ky nuk kishte qenë vendim i asaj.

“Ndjej detyrimin te shkruaj dy fjale per te gjithe ata njerez qe kane nisur te me shkruajne qe prej ores 21.00 kur ne ekranin e Neës24 nisi sezonin e ri emisioni aq shume i dashur per mua dhe per ta “Shqiptaret per shqiptaret”.

Per ata por edhe per te tjeret qe pyesin veten “çfare po ndodh?”..

Une nuk do te jem me moderatorja e programit tuaj te dashur, por vetem pjese e ekipit te tij.

Ky nuk ishte nje vendim i imi!

Do deshiroja qe askush te mos ndikohej nga ky detaj per te dhene kontributin per ata njerez qe kane vertet halle e nuk duan te dine fare se kush moderon e kush jo!

Une vazhdoj te besoj te miresia!

Uroj edhe ju!”

Ka qenë gazetari Artan Kristo i cili ka ka treguar se Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe se i vendos vetë rregullat për emisionin.

“Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, “meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai”.

Ola nuk duhej të drejtonte më emisionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisione, por e rëndësishme është që ai jep paratë dhe ai duhet te bëjë ligjin.

Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t’i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj.

Sepse ai paguan dhe ai është gjthëçka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti…”,shprehet ai.

Elvis Naçi ka blerë që prej vitit të shkuar hapësirën televizive në Neës 24, ku nëpërmjet veprave të bamirësisë, fshihet edhe propaganda fetare

Nga drejtimi i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët është larguar moderatorja Ola Bruko. Gazetari Artan Kristo ka treguar se Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe se i vendos vetë rregullat për emisionin.

“Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, “meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai”. Ola nuk duhej të drejtonte më emisionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisione, por e rëndësishme është që ai jep paratë dhe ai duhet te bëjë ligjin. Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t’i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj. Sepse ai paguan dhe ai është gjthëçka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti…”,shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Gazetaria po vdes…
Nuk besoj të ketë asnjë shikues që të mendojë se emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” profesionalisht sot ishte më i mirë, sesa kur e drejtonte Ola Bruko bashke me hoxhën Elvis Naçi dhe këngëtarin Sidrit Bejleri. Po kështu, nuk mendoj se asnjë gazetar, apo asnjë nga shefat e News 24 të mendojnë që sonte emisioni që më i mirë dhe te ishin dakord me këtë ndryshim. Por pse ndodhi kështu?
Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, “meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai”. Ola nuk duhej të drejtonte më emsionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisone, por e rëndësishme është që ai jep parate dhe ai duhet te bëjë ligjiin. Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t’i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj. Sepse ai paguan dhe ai është gjthshka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti…
Nuk do merresha me këtë sikur të ishte rasti i vetëm që gazetaria “është hedhur në tuç nga paraja”. Shikoni portalet. Jane të mbushura me shkrime me porosi, me pagesë , ku i patalentuari që nuk di të këndojë shpallet si këngëtari i madh që po bën bujë, ku shkrimtari që nuk di të shkruajë një fjali pa gabime sintaksore e ortografike shpallet si më i madhi i kohës etj etj.
Por të ishin vetëm artistët që bëjnë këtë është gjysma e së keqes. Faqet e portaleve e gazetave jane mbushur edhe me biznesmene e politikane që blejnë me para ose “me ndere” faqet e gazetave dhe brenda pak muajsh shkëlqejne si politikaë apo opinioniste, kur nuk kanë as dy gram tru e nuk dijnë të shkruajnë dy rrjeshta apo të lidhin dy fjalë. Dhe pastaj ankohen se “u dhëmb syri kur lexojnë në Parlament fjalimet që u bëjnë gazetarët…
Dhe e bukura është që për këto ka edhe tarifa fikse zyrtare që shkojnë deri në një mijë apo dy mijë euro për publikim. Botuesit justifikohen se është normale që reklama paguahet, se kështu bën edhe bota, por “harrojnë” që këtyre shkrimeve t’u vënë sipër mbititullin ”Reklamë”, apo “Artikull i porositur”.
Por para paguahen, jo vetëm për të botuar, por edhe për të mos botuar. E keni vënë re se shume shkrime kritike botohen disa sekonda ne ëeb e zhduken menjeherë?! Jo sepse nuk ishin të saktë, por sepse ai që kritikohet paguan për heqjen apo mosbotimin e shkrimit dhe puna e gazetarit që mund të ketë vënë edhe kokën ne rrezik hidhet në kosh, sepse ai që ka para paguan qindra e ndofta mijëra euro për të hequr shkrimin nga ëebi, apo për të mos e botuar në gazetë. Më vjen ndoht të flas këtu për rastet e “gjobave”, kur shefat dërgojnë gazetarët për të bërë shkrime apo kronika kritike për X apo Y dhe para botimit “u kërkojnë takim për të biseduar”…
E dini se një nga mjetet e fitimit për pronarët e portaleve është edhe pagesa që bëjnë njerëzit e inkriminuar për të hequr emrat e tyre nga njoftimet e kronikës së zezë të publikuar nga policia?! Dhe për këtë ka edhe tarifa fikse që pronarët e portaleve ua thonë të interesuarve edhe nëpërmjet telefonit. E , pra, kjo nuk është gazetari, por biznes i pastër. Dhe disa prej tyre ndërkohë mbahen edhe si yjet e gazetarisë shqiptarë, të kësaj gazetarie që paraja dhe politika e ka hedhur në tuç dhe po e vdes dalë nga dalë.
PS. Edhe unë vetë jam një gazetar, që me keqardhje kam dhënë dorëheqjen nga gazetaria, por herë pas here revoltohem e nuk më rrihet pa shkruar…/Pamfleti.net

Qeveria britanike njoftoi sot se kishte marrë vendim për të shtyrë prezantimin e buxhetit, parashikuar më 6 nëntor, për shkak të kërkesës...
Dëshira për pushtet dhe influencë ka prekur dhe ‘njerëzit e Zotit’. Elvis Naçi imami i xhamisë së Urës së Tabakëve, i njohur tashmë...
Në aeroportin e Rinasit janë kthyer vullnetarisht 120 shtetas shqiptarë, azilkërkues në Francë, të cilët me këtë veprim kanë shmangur...
Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Kombinati”,...
Tiranë Finalizohet një tjetër operacion për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni...
Tiranë Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga prioritetet e kontrollov policore për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka ushtruar kontroll...
Pas kërkesave të vazhdueshme të grupeve të interesit, procesi i fiskalizimit është shtyrë dhe nuk pritet më të fillojë më nga 1 janari,...
Pavarësisht premtimeve, kryeministri britanik Boris Johnson nuk ka vazhduar më tej me planet e tij për ulje masive të taksave mes paralajmërimeve...
Së fundmi, në Shqipëri, ashtu si edhe në vendet e tjera të botës po zhvillohet një formë inovative e të bërit tregti. Janë të shumtë...
Tashmë të gjithë ato krime janë edhe përpara syve të botës. Edhe të shqiptarëve që në kohët që jetojmë e kanë luftën kundër...
Fermerët holandezë shkaktuan kaos të trafikut duke iu drejtuar qytetit të Hagës me traktorë të ngadaltë. Raportohet se protestuesit shkaktuan...
Janë sekuestruar nga policia e Athinës 1.8 milion euro të falsifikuara, në një dyqan që përdorej si fabrikë falsifikimi, raportojnë...
Dje një tjetër e mori çmimin NOBEL – për Letërsinë përsëri Ismail Kadare do të qëndrojë në pritje të çmimit Qarkullojnë...
“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të dielën e një nëntorit 1931, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me...
Sopranoja Merita Sokoli … përshpëritjet nën zë korridoreve të radio-Tiranës, majin e vitit 1947. Po bastiseshin arkivat…...
Kompania e pagesave online PayPal njoftoi se po largohet nga Libra Association, entiteti që administron përpjekjet e drejtuara nga Facebook...
Dega ekzekutive e Bashkimit Evropian i ka dërguar një dokument me një sërë pyetjesh Facebook dhe Libra Association, duke kërkuar sqarime...
Mark Zuckerberg hedh poshtë hipotezën e shitjes të Whatsapp dhe Instagram. Lajmin e bën me dije senatori republikan Josh Hawley, një nga...
Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit,...
Rreth një të tretën e jetës e shpenzojmë duke fjetur ose duke u përpjekur të flemë. Dhe, studimet e fundit tregojnë se ka një lidhje...
Mezi po prisni që familja juaj të shtohet me një bebe? Atëherë sigurohuni të lexoni këtë artikull Më poshtë do të lexoni për disa...
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti u bënë prindër të...
Jennifer Lopez mund të konsiderohet padyshim si një ndër artistet që ka sfiduar më së miri kohën. Ndonëse është 50 vjeçe, Jennifer...
Aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj duket se i ka dhënë fund martesës së saj tre-vjeçare me bashkëshortin Aleks. Sipas...
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën tuaj diçka që nuk do e hanit” ne po ju japim disa këshilla...
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli menstrual të na krijonte probleme vetëm në zonën e legenit! Do ishte...
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin t’i freskojnë me disa xhufka të ngrohta ose me ngjyrën tërësisht...
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk ishte i saktë në analizën e tij periferike , gjithmonë shqipëtarët...
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve, si pasojë e procesit të plakjes së popullsisë po rritet me...
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet e punës, kontrata dhe pagat, krahasuar me vendin tonë. “Në Shqipëri...