Dëshmia/ 62-vjeçari që vrau të ëmën në Lezhë: Kam vrarë 2 mijë veta, po s’më beson njeri

“Kam vrarë 2 mijë vetë s’më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”. Kështu është shprehur para hetuesve 62-vjeçari Arsen Dani i cili një ditë më parë goditi me thikë për vdekje nënën e tij Gjylije Dani, brenda apartamentit ku jetonin ne lagjen “Besëlidhja” të qytetit te Lezhës.
62-vjeçari, sipas policisë, ka shfaqur probleme të theksuara të shëndetit mendor, ndërsa po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 14:30 minuta brenda një apartamenti në katin e katërt të një pallati në lagjen ‘Besëlidhja’ pranë bulevardit Gjergj Fishta.
E moshuara e cila u vra nga djali
Ish-arsimtarja Gjylije Dani, 88 vjeçe u qëllua disa herë me thikë në shpinë, nga djali i saj 62-vjeçar Arsen Dani. Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmë dhe kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.
Arsen Dani u prangos pa bërë rezistencë si dhe iu sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilën kreu vrasjen. Dani kishte probleme të shëndetit mendor, por deri dje, nuk raportohet të ketë qenë problematikë për fqinjët apo komunitetin.
Dyshohet se ai fillimisht kishte debatuar me nënën mesditën e së hënës në rrethana të paqarta dhe më pas e ka qëlluar me thikë.

Burimi