Detaje nga vrasja e policit në Fier, autori e qëlloi me plumb në kokë, la makinën te shtëpia e dajës dhe u arratis_66422f3c33866.jpeg

Detaje nga vrasja e policit në Fier, autori e qëlloi me plumb në kokë, la makinën te shtëpia e dajës dhe u arratis

Detaje të reja dalin lidhur me ngjarjen që tronditi këtë të hënë qytetin e Fierit.
Sot rreth orës 13:00 efektivi i policisë Novruz Cenalia u vra me armë zjarri nga Azgan Mernica, i cili është në arrati.  Policia e Vlorës është angazhuar në lidhje me gjetjen e autorit të vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”. Burime bëjnë me dije se në bashkëpunim me FNSH është ngritur një pikë kontrolli në hyrje të autostradës Vlorë-Fier.Lexo edhe :Related Posts
Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika foli më herët për mediat, ku dha detaje lidhur me ngjarjen. Ai tha se pista kryesore që po heton policia është ajo e konfliktit të çastit mes autorit dhe viktimës.

Vizion Plus raportoi më herët se Cenalia dhe Mernica debatuan për vendin e makinës, sherri mes tyre ndodhi për asrye se dyshja nuk po binin dakord se kush do të kalojë në rrugë me makinë, pasi rruga ishte e ngushtë.
Autori e qëlloi efektivin e policisë në kokë me një plumb. Më pas ai ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe është arratisur duke ikur nëpër ara.
Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika tha se policia ka gjetur makinën e autorit. Policia vijon kontrollet me dron. Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.

“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.
Gjithashtu mësohet se vëllai i autorit, Kiri Mernica ndodhet ne burg, raporton Vizion Plus. Ndërsa babai i policit të ndjerë kur ka qënë në punë vite më pare ka patur një situatë, por pa përgjegjësi penale. Aktualisht ai punon nën oficer te salla operative./vizionplus.tv/