Detaje tronditëse nga vrasja e Martin Çeços, Tina “molla e sherrit” prezente në momentin e krimit

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i Martina Pajollarit lidhur me vrasjen e Martin Çeços në 18 qershor të këtij viti.

Burime konfirmojnë se Martina ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj.

Lexo edhe:  Shtohet misteri, publikohen për herë të parë SMS-të e Martin Çeços me Tina Pajollarin: Jam ai djali që…

Mësohet se ajo mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nuk rezulton e vërtetë.

Detajet tronditëse janë se Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.

Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja. Këto janë detaje që janë mundur të zbulohen gjatë hetimeve, duke hedhur dritë më tepër mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në qershor./abcnews.al/

Lexo me shume