Dhunoi seksualisht të miturën, arrestohet i riu në Fushë-Kosovë

Një djalë i mitur është ndaluar në Fushë Kosovë, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë, po ashtu të mitur.

Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite. I ndaluari është dërguar në paraburgim për 24 orë, ndërsa rasti po hetohet si sulm seksual.
Mediet në Kosovë raportojnë për një tjetër rast përdhunimi, të ndodhur në fshatin Vrellë të Istogut.

Autori i dyshuar është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet nga Prokuroria Themelore në Pejë.
Në Kosovë, sipas të dhënave nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, vetëm gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë regjistruar 49 raste të përdhunimeve dhe 64 raste të abuzimeve të tjera seksuale.

Top ChannelLexo me shume