Dialogu Prishtinë-Beograd, Vjosa Osmani: As SHBA dhe as BE nuk kanë kërkuar që të heqim dorë nga njohja reciproke!

Presidentja  e Kosovës Vjosa Osmani, është shprehur se kërkesa që njohja reciproke të jetë pjesë e një marrëveshjeje finale me Serbinë është domosdoshmëri, dhe tërheqjen e kësaj kërkese Kosovës nuk ia kanë kërkuar as Shtetet e Bashkuara dhe as Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për mediat në Prishtinë, pas takimit me hologun e sa nga Malta, Gorge Vella, u pyet për deklaratat e të dërguarit të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që Kosova të mbështesë një marrëveshje me Serbinë, që nuk përfshin njohjen reciproke.

Por, Osmani tha se bëhet fjalë për “marrëveshje specifike”, që duket se është referencë një propozim të Francës dhe Gjermanisë për të cilin kanë raportuar mediat.

Më tej shtoi se marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Maltës, kanë një potencial të madh për t’u thelluar edhe më tej.

Osmani e përmendi gjithashtu edhe çështjen e liberalizimit të vizave.

“Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret në procesin e liberalizimit të vizave. Duhet t’i jepet fund përjashtimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës nga ky proces. Prandaj shpresojmë që vendimi të merret më së largu në nëntor, gjatë presidencës çeke, e që pastaj vendimi për liberalizimin e vizave të hyjë në fuqi sipas praktikave të deritanishme duke mos përcaktuar kritere të reja teknike të cilat vetëm do ta vazhdonin padrejtësinë e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës”, deklaroi ajo.

(BalkanWeb)

Lexo me shume