Digjet makina gjatë natës në Fier

Një makinë është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në Fier.

Makina tip furgon është shkrumbuar totalisht.

Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental.

Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.

/Abcnews.al/

Lexo me shume