Digjet një godinë në Kukës, ndërron jetë i moshuari

Një 82-vjeçar ka ndërruar jetë në Kukës, pasi godina ku ai  banonte është përfshirë nga flakët. Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë soba me dru që është lënë ndezur gjatë natës.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak .

Më datë 28.10.2022, rreth orës 02:40, në afërsi të liqenit të Kukësit, ka rënë zjarr në një godinë dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Sh. K., 82 vjeç, i cili banonte në këtë godinë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e lënies ndezur gjatë natës e sobës me dru zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen të gjitha veprimet proceduriale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al

Lexo me shume