Dikur fitoi përballë tij, Liz Truss i shpreh mbështetjen e plotë Sunak në detyrën si kryeministër

Liz Truss shprehu mbështetjen e saj të plotë për liderin e ri të konservatorëve dhe kryeministrin e ardhshëm të Britanisë përmes një postimi në Twitter.

“Urime Rishi Sunak që u emërua kreu i Partisë Konservatore dhe kryeministri ynë i ardhshëm. Ju keni mbështetjen time të plotë”, shkruan ish-kryeministrja e vendit.

Pasditen e së hënës, Rishi Sunak është bërë zyrtarisht kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, pasi Penny Mordant u tërhoq nga gara për udhëheqjen konservatore. /abcnews.al

Lexo me shume