Disa ditë para stërvitjeve të NATO-s, Putin bën lëvizjen e frikshme: Vendos bombarduesit bërthamorë në kufi me Europën

Vladimir Putin ka vendosur bombarduesit bërthamorë në kufijtë e Europës disa ditë përpara një stërvitjeje të madhe të NATO-s , në të cilën Britania do të luajë një rol kryesor, sipas Daily Mail.

Moska vendosi një flotë prej 11 bombardues, më shumë se 1500 milje në Rrethin Arktik. Të vendosur në bazën ajrore Olenya, afër Finlandës dhe Norvegjisë, ata janë në gjendje të lëshojnë armë me rreze të gjatë dhe të shkurtër.

Pak orë pasi presidenti rus paralajmëroi se një “katastrofë globale” është shumë pranë nëse trupat e NATO-s hyjnë në konflikt me Rusinë, ai po kërcënon përsëri Perëndimin.

Imazhet satelitore  tregojnë shtatë bombardues TU-160 “Blackjack” dhe katër aeroplanmbajtëse me bomba hidrogjeni TU-95 “Bear”. Nga mesi i gushtit, asnjë bombardues i tillë nuk ishte vendosur në rajon.

Në javët në vijim, pritet të shohim një seri stërvitjesh bërthamore ruse, të cilat mund të përfshijnë provat për lëshimin e raketave balistike, pasi NATO po teston gatishmërinë e saj për t’iu përgjigjur sulmeve të tilla.

Veçanërisht, bombarduesit e Putinit janë më pak se 100 milje nga Finlanda, e cila është në proces të anëtarësimit në NATO, dhe 115 milje nga Norvegjia, e cila është anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Bombarduesit bërthamorë do të nisen në fluturim nga Britania për të simuluar sulme bashkë me avionë të tjerë ushtarakë të forcave ajrore mbretërore. Ata do të jenë pjesë e rreth 60 avionëve nga disa vende aleate të natos në një demonstrim force me emrin e koduar Steadfast Noon.

/abcnews.al

Lexo me shume