Dita e shkopit të bardhë/ Të verbrit e Korçës në marshim për të drejta të barabarta

Antonio Kacimbro nga Korça është një ndër njerëzit që shpesh e sheh në rrugët e qytetit të ecë i vetëm ndërsa shoqëruesi i tij është një shkop që i shërben për tu orientuar.

Që kur lindi ai mundi ti dalloje vetëm për pak kohë ngjyrat e jetës për shkak të problemeve të shikimit e për 40 vite është përpjekur që të mos kufizohet nga paaftësia e tij fizike.
Shpesh është bullizuar por kjo nuk e ka frenuar ndërsa në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë me optimizëm ai tregon se pavarësisht vështirësive ja ka dalë të arsimohet dhe shpreson se një ditë do të punësohet.

Në marshimin simbolik të organizuar nga vetë personat me aftësi të kufizuar në shikim kjo kategori ka sjellë përsëri në vëmendje mungesën e kushteve që do tua përmirësonin jetesën si nga ana infrastrukturore ashtu edhe në aspektin ekonomik
Në qarkun e Korçës janë 145 persona të regjistruar pranë shoqatës së të verbërve ndërsa numri i tyre është edhe më i lartë.
 

Top ChannelLexo me shume