Divorci mbretëror, e dashura e Princit Leka ishte mikeshë e gruas së tij

Elia Zaharia ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto kohët e fundit, për arsye të lajmeve të ndarjes me princ Lekën. Po ashtu edhe për lidhjen e re të Lekës.
Ndërsa Leka dhe fotografja Blerta Celibashi po jetojnë romancën e dashurisë, Elia është “hakmarrë” me çiftin e ri, duke i hequr të dy nga rrjetet sociale.
Elia Zaharia dhe Blerta Celibashi ndiqeshin në Instagram, pasi dikur kanë qenë mikesha. Por duket se përveç martesës me princin, Elia i ka vënë kapakun edhe miqësisë me fotografen.
Kujtojmë se divorci i Lekës dhe Elia Zaharias erdhi pas 7 vitesh martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie.
Fryt i martesës së tyre është një vajzë.

Burimi