“Djali i kërkoi foto nudo, vajza ra në koma”, detaje për ndodhitë para masakrës në Klos

Besniku, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit, autori që vrau babë e bir më 12 tetor në Klos, ka deklaruar sot se kishin rreth një javë që donin të ulnin gjakrat e të gjenin një zgjidhje mbi konfliktit. Sipas tij Kenado Shira e ka kërcënuar vajzën në rrjetet sociale me foto nudo.

“U munduam për më tepër se një javë që ti ulnim baballarët e djemtë për të marrë vesh se përse e çuan vajzën e vëllait në depresion dhe për çfarë arsye Shira e ka kërcënuar.

Vajza ka shkuar në spital në gjendje kome. Vajzës i bëhej presion në rrjetet sociale nga Shira. E ka kërcënuar se do ta shkatërrojë duke i kërkuar foto.

Hasulla nuk i bënte presion. Kishte vetëm mesazhet dhe kishte kërkuar që ti bënte bashkë prapë. Kam shkuar për marrëveshje, ka ardhur djali i Shirës tek mua.

I thashë vëllai se do të shkoja ta takoja unë djalin, se mos bënte ndonjë veprim të nxituar se do tja gjejmë gjuhën kësaj pune se janë fëmijë, është moshë adoleshente dhe mund të ketë gabuar.

Kur ka ardhur djali i Shirës nga Durrësi vonë në darkë, ka takuar vëllanë tim dhe më mori vëllai në telefon: Fatmir hajde se djali erdhi, çfarë ke për ti thënë.

Kur shkova i dhashë dorën djalit, e pyeta për emrin por nuk ia mbaj mend dhe i thash mos i frikëso, mos ki frikë për asgjë, jam Fatmir Mjeshtri.

I thashë ta merrte babin në telefon dhe të shkonim tek shtëpia e tij ose tek imja të flisnim se kishim, të dhëna se kishte kërcënuar vajzën. E pyeta çfarë lidhje kishte me vajzën.

Më tha se vajza i kishte bërë ftesë në Facebook dhe pas kësaj kishin folur aty. Djali më tha se vajza i kishte kërkuar diçka tjetër. Vajza i kishte thënë se nuk e shihte më si shok, por ndryshe se “je një djalë bukurosh”.

Shumë mirë i thashë, vajza nuk të ka ofenduar. E pyeta se çfarë i tha më pas dhe më tha se edhe ai kishte pëlqim për të. Po adresën i tash si ia more, dhe më tha që ma dha vetë.

Ai ia kishte bllokuar adresën e i kishte shkarkuar të gjitha fotot nga adresa dhe i ka thënë: Po nuk bëre ato që të them unë, të më çosh foto nudo nga të gjitha format. Unë do të hap fotot në rrjetet sociale dhe ty si femër do të të shkatërroj jetën”  tha vëllai i autorit.

Lexo me shume