Djali vrau nënën me thikë, arrestohet nga policia (Emri)_66427626541b2.jpeg

Djali vrau nënën me thikë, arrestohet nga policia (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku djali i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor ka vrarë nënën me thikë.
Mësohet se shtetasi Arsen Dani ka vrarë nën e tij me thikë ndërsa është arrestuar nga policia.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 14:30, shtetasi A. D., 62 vjeç, banues në lagjen “Besëlidhja” (dyshohet shtetas me probleme të shëndetit mendor), ka vrarë me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen Gj. D., 88 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D. dhe kanë sekuestruar mjetin prerës (thikë), me të cilin është kryer vrasja.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet në vendngjarje për të sqaruar dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.

Burimi