“Do të bllokojmë të gjitha kalimet dhe hyrjet nga veriu në Kosovën”, kryetari i Listës Serbe paralajmëron trazira pas përfundimit të afatit për targat

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në 1 nëntor, pasi të përfundojë afati për regjistrimin e targave serbe në RKS.

“Nëse Prishtina fillon një aksion të dhunshëm me qëllim të konfiskimit të automjeteve me targa KM, ne do të bllokojmë të gjitha kalimet dhe hyrjet nga veriu në Kosovën qendrore në jug”, tha Rakiç nga Beogradi pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Qytetarët serbë të Kosovës që përdorin këto targa, duhet t’i konvertojnë ato në targa të Republikës së Kosovës, në të kundërtën, makinat e tyre nuk do të mund të qarkullojnë më në Kosovë. Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme e Kosovës, qytetarët serbë të veriut të Kosovës po refuzojnë ti’ konvertojnë targat. Janë rreth 10 mijë targa në qarkullim në veri të Kosovës, që qeveria e Kosovës i cilëson ilegale.

Top ChannelLexo me shume