“Do të ta nxij jetën në rrjete sociale”/ Vëllai i autorit të ngjarjes zbulon shkakun që çoi deri në tragjedi: E ka kaluar vajzën në depresion

Vëllai i autorit të tragjedisë në Klos gjatë një interviste të dhënë për “Shqipëria Live” ka treguar për arsyen që çoi deri në vrasjen e dy personave.

Fatbardh Mjeshtri deklaroi se vajza ishte kërcënuar me foto të cilat djemtë i kishin shkarkuar nga rrjete sociale.
Për shkak të kërcënimeve, sipas Fatbardh Mjeshtrit, mbesa e tij ka kaluar në gjendje depresive dhe e kanë dërguar në spital dy herë.

“E ka ngacmuar dhe dhunuar vajzën, e ka kërcënuar duke e kaluar në depresion. I ka marrë adresën dhe i ka shkarkuar fotot. I ka thënë do të ta nxij jetën në rrjete sociale. Vajzën e kemi çuar në spital dy herë”, deklaroi vëllai autorit.

Top ChannelLexo me shume