“Do të vras çunin nëse s’më merr vajzën për nuse”/ Fiqiri Mjeshtri u tërbua kur të rinjtë nisën të talleshin

Masakra në Klos ku humben babe e bir dhe autori i krimit (qe u vetevra) eshte pershkruar ne detaje nga Fatmir Mjeshtri, vellai i autorit Fiqiri Mjeshtri.

 

Ai tha se janë takuar ne lokal ne Klos me Liri Shirën për të sqaruar rrethanat dhe për të marrë një përgjigje nëse do e marrin për nuse vajzën, e kërkuar kjo nga babai i kësaj të fundit.

 

Por Liri Shira me djalin, kishin nxjerrë te printuara ne flete e bisedat mes vajzaes dhe djalit në Facebook, biseda qe tregonin sipas tyre se 17-vjeçari nuk ishte fajtor aq shumë sa po e bënte familja e vajzës.

 

Por konflikti degradoi në përdorim arme, në momentin që Kenado Shira dhe Renato Hasula ( djali i tezes se Kenados) te cilin e kishin thirrur për dëshmimtar, filluan të talleshin se kush nga ata do e merrte për nuse vajzen.

 

Madje sipas Fatmir Mjeshtrit, Kenado dhe Renato nisesh te akuzonin njeri-tjetrin, per marredhenien qe kishin pasur me vajzen. Sipas ketij rrefimi, Kenado tha se nuk mund te merrte per nuse vajzen pasi ajo kishte kryer marredhenie edhe me kusheririn e tij, Renato Hasula.

 

Ky moment ka sjell terbimin e babait te vajzes, i cili ka nxjerr pistoleten duke shkaktuar pastaj edhe kete masaker te rende.

 

“Fiqiriu na tha: Ose ta marri ta bëjnë nusen e vetë, ose kam për ta vrarë. Unë se mora seriozisht, se ka qenë shumë i qetë. Më tha; ke për t’ja thënë këtë gjë. “Do të vras çunin nëse s’më merr vajzën për nuse”, këtë ia thash që më tha vëllai. I thash; lerë mo vëlla se punë kalamajsh. Më tha; ka lënë çupa shkollën është në depresion. I kam thënë babait të vetë; ka për të ndodhur kjo gjë nëse nuk bëhet kjo gjë, do ta vrarë. Ikni mendohuni mirë në shtëpi, mblidhni dajat, xhaxhallarët, nënën dhe motrat dhe vendoseni. Kaq më ka thënë vëllai. Skam qejf që të ndodh kjo ngjarje. Ka marr djalin dhe erdhi prapë të nesërmen. Kërkoi takim me vëllain tjetër, Besnikun.

 

U ulën në kafe. Aty erdhi dhe baba i djalit, Iliri. Diskutuam mbi 1 orë. E lamë që të bëhej gjëja më e mirë. Dhe vëllai, Fiqiriu ishte në kafe. I thamë; na e lër ne këtë punë. Më pas u ngritëm dhe i thamë do e vendosim. Jemi ngritur. Kemi dalë. Ka dalë dhe Besniku. Ata kanë shkuar të bisedojnë. Kishin marrë dhe kushëririn e vetë dhe ishin afruar prapë. Ne ikëm te një lokal të hanim drekë, me vëllain dhe nipin. Vëllai erdhi në shtëpi dhe tha; më ka ngelur merak, do pyes gocën për nja dy gjëra. Po mirë i thashë, por mos e streso gocën se është fëmijë. Në momentin kur kemi qenë duke ngrënë bukë e mori në telefon vëllain tim, Besnikun, Ilir Shira.

 

I tha; Besnik eja dhe pimë një kafe. U vonuam 20 minuta dhe i thamë erdhëm se jemi pak larg. U ul vëllai Besniku, me vëllain tim, Fiqiriun dhe kushëririn e tyre, Ferit Shirën, kushëririn e tij. Po diskutonin të njëjtat gjëra; më mirë që ta marrësh nusja djali se sa të jemi në stres. Në këto momente isha në këmbë para lokalit, se ishte vëllai i madh atje. Më thotë baba i Shirës; hajde, hajde se jemi në brendësi të muhabetit. Më thotë; i kemi zbardhur tabulatet dhe djali im nuk është aq fajtor sa e keni bërë ju, mos e bëni kaq tragjike. Nisi të më nxjerrë mesazhet ai. Këto mesazhe i ka shkruajtur vet ai, sikur ishte goca. Këto mesazhe mund t’i zbardhë prokuroria.

 

Ai tha; goca juaj ka pasur lidhje dhe me një tjetër, Hasulën. A mund ta marrësh në telefon tha atë djalin? Po i thashë. Shira kërkon një kontakt me djalin tuaj. Më pas ai erdhi ai me babain. Kur u takuan dy kushërinjtë nisën të talleshin dhe e morën me shaka. “Jo e ke takuar ti”, ‘Jo e kam takuar unë në parukeri”, “Merre ti për nuse”. Erdhi vëllai pastaj dhe nisi; ore po talleni ju? Ata thanë; jo nuk merr fund. U ngrit vëllai nga tavolina dhe u rrotullua. Menduam se prej stresit u ngrit me ikë, jo se ka pasur armë me vete. Se dinim, s’do e lija me vepruar. Bëri sikur iku 1 metër. Pastaj s’i kemi dhënë dum muhabetit. Bam e bam, por vetëm kriste arma dhe përplaseshin përtokë.

 

Por unë nga frika ika me vrap. Besniku më guximtar, qëndroi pas se ngeli njëri prej tyre nga pas. Besniku shkoi të ndihmonte një nga çunat që kërkonte ndihmë, ishte ai Hasula. Vëllai im frenoi në vend. Ai tha do i japim ndihmën e shpejtë; ta ndihmojmë ta çojmë në spital. Vëllai iku me vrap drejt shtëpisë. Kishte ardhur nga sipër katundit dhe ishte afruar afër shtëpisë. Na bëri thirrje policia, po ne këtu ishim. Më thanë policia më jep numrin e vëllait, Fiqiriut. I thashë; hajde dorëzohu. I folëm të gjithë, dorëzohu. Se burgu për burrat është. Njeriu i gjallë e ka aftësinë, bërë ato që bëre, s’bërë mirë, por e bëre”, tha ai. 

Lexo me shume