“Do t’ju sjellim ne magnetin nga Dublini”, tallja e atalantinëve ndaj romanistëve për finalen e munguar

Atalanta-Roma ishte një ndeshje plot raste shënimi me skuadrën bergamaske që dominoi fushën për 70 minuta. Më pas penalltia e kapitenit Pellegrini rihapi ndeshjen dhe verdhekuqtë provuan gjithçka për të arritur barazimin, por pa ia arritur. Në tribuna, në fakt ka ndodhur një episod argëtues mes tifozëve, me ata vendas që mbanin në duar një pankartë tallëse për tifozët kryeqytetas. Rendi i ditës ka qenë finalja e Europa League ku do të luajë Atalanta dhe jo Roma, e eliminuar nga Bayer Leverkusen. Kështu, romanistëve nuk i mbetet gjë tjetër veçcse të ulin kokën.
PARRULLA E TALLJA
Atalanta fitoi 2-1 në përballjen direkte shumë të rëndësishme për pozicionimin në Champions League sezonin e ardhshëm ndaj rivalëve të saj Roma. Skuadra e Gasperinit i kaloi kështu verdhekuqtë në renditje, duke shkuar në +3 me një ndeshje më pak. Por tek tifozët e Atalanta është ende e gjallë adrenalina nga arritja e finales së Europa League dhe i gjithë qyteti është gati për eksodin e madh drejt Dublinit.
Lexo më tej: Video/ De Ketelaere vendos përplasjen direkte me Romën: Atalanta kualifikon Bologna e Juventus në Champions
Një qytet që nuk do të shohë praninë e Romës, të eliminuar nga Bayer Leverkusen pas një rikthimi që dështoi në fund. Në tribuna u shfaq një pankartë që i drejtohej me tallje romanistëve: “Do t’ju sjellim ne magnetin nga Dublini”. Për tifozët e Romës, përveç dëmit të humbjes, edhe befasia e talljes.

Burimi