Doli nga shtëpia dhe s’u kthye më, nisin kërkimet për 27-vjeçarin në Tiranë

Policia e kryeqytetit ka nisur kërkimet për një të ri i cili është denoncuar si i humbur nga familjarët. Bëhet e ditur se të martën babai i të riut ka denoncuar në polici se ai është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.  Bëhet fjalë për një 27-vjeçar me inicialet K.N.

NJOFTIMI

“Më datë 25.10.2022, shtetasi S. N. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi K. N., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.”

/abcnews.al/

 

Lexo me shume