Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë_66424fd72d352.jpeg

Dosja e “Sterilizimit”, shtyhet seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë

Është shtyrë seanca për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për dosjen e sterilizimit.
Shkak mësohet se është bërë mos marrja e të gjitha materialeve për të pandehurit.
Gjykata vendosi të shtyjë seancën me datë 3 qershor në orën 10:00.
Ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.
Beqaj, akuzohet për shpërdorim detyre nga SPAK në lidhje me hetimet që janë kryer për koncesionin e sterilizimit të instrumenteve mjekësore.
 
j.l./ dita

Burimi