Dosja “Metamorfoza”, shtyhet seanca paraprake në GJKKO_66425de77f65f.webp

Dosja “Metamorfoza”, shtyhet seanca paraprake në GJKKO

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka shtyrë seancën paraprake për kalimin ose jo për gjykim te dosjes “Metamorfoza”.
Gazetari i ABC News Ermal Vija, raporton se shkak për shtyrjen e saj është bërë mungesa e Xhevahir Litës, njëri prej të pandehurve. Mungesa e tij është justifikuar për shkaqe shëndetësore.
Seanca e radhës do mbahet me  24 maj ne orën 10 e 30 minuta.
Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dërgoi dosjen për gjykim në GJKKO pak ditë më parë për disa të pandehur.
 
j.l./ dita

Burimi