Dramë në Birmingham, Aston Villa barazon Liverpool-in në fund_6642d6f0e6da4.jpeg

Dramë në Birmingham, Aston Villa barazon Liverpool-in në fund

Aston Villa-Liverpool ndajnë pikët në takimin e javës së 37-të të Premier League që u mbyll me barazimin 3-3.
Sfida e luajtur në “Villa Park” rezultoi shumë e luftuar, ndërsa u zhbllokua në minutën e 2’ pas një autogoli të portierit Martinez që u dha avantazhin “The Reds”.
Ndërkohë në minutën e 12’ Tielemans gjeti rrugën drejt rrjetës dhe u dha barazimin vendasve.
Fraksioni hapës foli për miqtë, të cilët rigjetën avantazhin në minutën e 23’ me Gakpo.
Në nisje të pjesë së dytë Liverpool gjeti sërish rrjetën, me Quansah që realizoi golin e tretë për skuadrën e Jurgen Klopp.
Megjithatë Aston Villa e gjeti forcën për të reaguar dhe në minutën e 85’ Duran rihapi sfidën.
Vetëm tre minuta më pas Duran shënoi sërish dhe i dha barazimin ekipit të Emery, duke bërë që të dilnin me një pikë nga ky takim.
Pas raundit të 37-të Aston Villa renditet në vend të katërt me 68 pikë, teksa Liverpool në vend të tretë me 79 pikë.

Burimi