Drejtësia europiane vijon “ndëshkimin” për Abramovich

Të mërkurën, Gjykata e Bashkimit Evropian konfirmoi sanksionet e vendosura ndaj miliarderit rus Roman Abramovich pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, në fund të shkurtit 2022, Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj shumë zyrtarëve dhe biznesmenëve rusë, përfshirë Abramovich, dhe ngriu asetet ruse me vlerë qindra miliarda dollarë.
“Gjykata e Përgjithshme e refuzon padinë e Abramovichit duke konfirmuar masat kufizuese të marra ndaj tij”, thuhet në vendimin e gjykatës më të lartë të BE-së, raporton Reuters.
Abramovich, i cili gjithashtu ka nënshtetësi izraelite dhe është ish-pronar i klubit të futbollit Chelsea në Londër, u bë një nga biznesmenët më të fuqishëm në botë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991.
Forbes vlerëson pasurinë e tij në 9.2 miliardë dollarë. /tesheshi.com/