Droga në valixhe nga aeroporti i Rinasit në Turqi! Si u kap polici Florenc Bicerri pas kontrollit në avion

Një punonjës i policisë rrugore dhe një person i skeduar më parë në Shqipëri për vjedhje janë arrestuar në Turqi për trafikimin e rreth 31 kilogram kanabis.

Droga ishte fshehur në dy valixhe dhe u transportua në Turqi nga aeroporti i Rinasit drejt aeroportit Sabiha Gökçen të Stambollit.
Droga u zbulua gjatë kontrollit me rrezes X dhe qenve nuhatës të turke, më pas kontrolli i imtësisht i të gjithë pasagjerët në avion ndërsa vuri në pranga Florenc Bicerrin, punonjës i policisë rrugore Tiranë dhe  Kujtim Çeliku, një tjetër shqiptar me precedent në vjedhje në Shqipëri.

Sekuestrimi i drogës në Turqi ka vënë në alarm policinë, e cila po heton se si polici i rrugores dhe bashkudhëtari i tij mundën të kalojnë drogën në aeroport pa u kapur nga policia kufitare dhe skanerat.
Top Channel mëson se komisariati rrugor Tiranë kishte nisur procedurat e largimit nga puna për Florenc Bicerin pasi ai ishte larguar më datën 5 tetor dhe nuk ishte paraqitur në punë pas përfundimit të pushimit. Pas arrestimit të tij në Turqi , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përgjithmonë, nga Policia e Shtetit.
Ndërkohë, grupi i dedikuar hetimor, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe me homologët turq, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë rast të trafikimit të lëndëve narkotike
Gjithashtu gjatë dy operacioneve të tjera të policisë turke në aeroportin e Stambollit u kapën 66 kg  kanabis, ndërsa u arrestua një tjetër shqiptar I identifikuar si Adrian Qirici dhe një person tjetër I huaj.
 

Top ChannelLexo me shume