Në pranga dhe 2 të tjerë, policia: Përjashtohet përgjithmonë
Ky është Florenc Bicerri, efektivi i Policisë Rrugore Tiranë, i cili është arrestuar në Stamboll nga policia turke, pasi tentoi të trafikonte një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, llojit kanabis.
27-vjeçari ka udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të shtetit turk më datë 5 Tetor nëpërmjet aeroportit të Rinasit, teksa së bashku me të kanë qenë dhe dy shqiptarë të tjerë. Njëri prej tyre me iniciale K.Ç rezulton me precedent penal në fushën e vjedhjes.
Për arrestimin e Bicerrit ka reaguar dhe Policia e Shtetit e cila ndër të tjera njofton se ndaj efektivit është vendosur përjashtimi i menjëhershëm dhe përgjithmonë nga radhët e uniformave blu.
Burime bëjnë me dije se ndaj ish-efektivit Bicerri, prej datës 8 Tetor kishte nisur dhe një hetim disiplinor nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë si dhe procedurën për largim nga puna, për shkak se nuk është paraqitur në detyrë.
Për hetimin e rastit verifikime po kryen dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e cila shkëmben informacion me autoritetet turke, për sqarimin e plotë të rastit.
Sakaq po kryhen verifikime për të parë nëse efektivi dhe dy miqtë e tij kanë arritur më parë të trafikojnë lëndë narkotike drejt Turqisë.
Tv Klan
br> br>Lexo me shume