​Dua mbështet fjalimin e Ramës në KiE, kërkon liberalizimin e vizave

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Asamblenë e Këshillit të Evropës ku u kërkoi institucioneve ndërkombëtare që Kosova të njihet me emrin e saj të vërtetë Republika e Kosovës dhe jo “Kosovo”.

Krahas postimit të videos, Dua Lipa ka shkruar gjithashtu që për Kosovën të liberalizohen vizat dhe njerëzit të jenë të lirë të lëvizin.
“Më lër të lirë, liberalizimi i vizave”, shkruan Dua Lipa.

Kryeministrit Edi Rama në fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillit Evropian për rrëzimin e rezolutës së Dick Martyt, e cilësoi këtë raport si “fake news” më të tmerrshëm të shpërndarë që po përbalt luftën e denjët për liri të drejtuesve të UÇK-së.
Fjalimi i Ramës la shumë ndërkombëtarë të “revoltuar” të cilët nuk pranuan të merrnin pjesë në ceremoninë pritëse që Shqipëria zhvilloi pas mbledhjes në KiE në Strasburg, ndonëse e kishin konfirmuar më parë praninë e tyre.
“Disa prej të ftuarve mbrëmë nuk erdhën në darkën e organizuar nga misioni ynë në Strasburg, megjithëse e kishin konfirmuar më parë! Nuk ndjehemi mirë pas fjalimit, ishte arsyeja. E mirëkuptueshme”, shkroi Rama.

Top ChannelLexo me shume