Duro debutim perfekt në stolin e Egnatias, Laçi i falet golit fantastik të Ujkës

Debutim perfekt i Shpëtim Duros në stolin e Egnatias, me rrogozhinasit që ia dolën të marrin tre pikët falë fitores me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Kukësit në “Kukës Arena”.

Një autogol në minutë e 82-të nderoi skuadrën e Egnatias dhe trajnerin Duro, që zëvendësoi Edlir Tetovën në fillim të kësaj jave dhe riktheu menjëherë skuadrën te fitorja që mungonte prej 10 shtatorit ndaj Vllaznisë.

Nga ana tjetërë, verilindorët e Kukësit nuk arrijnë të çojnë në katër numrin e fitoreve radhazi dhe t’u japin vazhdimësi rezultateve, pasi me disfatën e sotme mbeten në kuotën e 11 pikëve, 7 më pak se Partizani kryesues.

Reagon mirë edhe Laçi, që pas dy barazimesh radhazi, gjen fitoren në transfertën ndaj Kastriotit. Kurbinasit ia dolën të marrin tre pikët falë një goli të Ujkës në minutën e 15’, pas një skeme të realizuar në mënyrë perfekte nga skuadra e Laçit.

Kjo është fitorja e dytë sezonale për kurbinasit, që parakalojnë Teutën dhe e lënë në fund, teksa vetë ngjiten në kuotën e 9 pikëve, por sërish në zonën e ftohtë të renditjes.

Lexo me shume