“Dy djemtë nisën të debatonin me njëri-tjetrin”, vëllai i autorit zbulon detaje nga biseda në tavolinë

Vëllai i autorit të masakrës së Klosit dha detaje se çfarë ndodhi gjatë takimit të dy familjeve para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

“Isha bashkë me vëllanë dhe rrugës takojmë Shirën, e i thotë vëllait tim Besnikut që hajde pimë një kafe, dua ta pij një kafe me ju po ju presim tek lokali, sa të vijë edhe kushëriri im, vajtëm tre vëllezërit, erdhën edhe ata dy vetë, dje ka qenë takimi I parë, kemi pirë kafe duke diskutuar ,rreth një orë unë dhe vëllai I vogël jemi ngrit nga tavolina, vëllai i madh ka diskutuar që të bëjë rrugën më të duhur, kjo gjë që ka bërë edhe goca nuk ka faj, goca është adoleshente, ka lënë shkollën mendojeni mirë merreni për nuse, do flasim prap do kthej përgjigje më vonë, ne shkuam të hamë drekë dhe vëllai I vogël Fiqiriu më tha që po shkoj tek shpia se vajza ishte shumë e tronditur, vajza ishte në spital në Klos, mirë shko më tha se këtu jemi. Dua të të takoj prap për kafe. Firiqiun e dinim që ka ardh me taku vajzën.  Më tha hajde shikoji se vajza ka marrëdhënie dhe me dikë tjetër, mere dhe atë babanë t’i sqarojmë gjërat më mirë. E ka ofenduar djali i Shirës vajzën, nisën të debatonin dy çunat me njëri-tjetrin, u lamë liri për të folur që të sqaroheshin me njëri-tjetrin, jo e ke pas ti jo e kam pas unë, jo mere ti, jo unë. Nuk e dinim që kishte armë me vete, armë nuk i kam parë asnjëherë, ka pasur çifte me leje, se ka qenë tip më i qetë. I ka thënë nuk marr për nuse dikë që ka lidhje me dy tre çuna, ai në këtë moment është largu, është rrotullu dhe ka qëllu. Po ta kishim kuptu që është serioz revoltimi I vëllait. S’i besova që më thoshte do ta vras, jemi mundu me shumë shpirt, s’e i kam taku prindërit që t’i japim zgjidhje që të mos ndodhte diçka e tillë”, tha Fatbardh Mjeshtri.
17-vjeçari Kenado Shira dhe babai I tij Ilir Shira mbetën të vdekur nga ngjarja e rëndë, ndërsa pak minuta më paas u gjet i vetëvrarë autori Fiqiri Mjeshtri.

Autori kishte marrë me vete në takim vëllezërrit e tij, Besnik Mjeshtri, polic bashkiak dhe  Fatmir Mjeshtri ndërsa 17-vjeçari shoqërohej nga babai Ilir Shira, Renato Hasula dhe Eglant Hasula.
Si pasojë e të shtënave ndërroi jetë në vendin e ngjarjes teksa tentoi të largohej 17-vjeçari Kenado Shira.
Pak minuta më vonë në spital ndërroi jetë dhe babai i tij Ilir Shira, ndërsa të plagosur rëndë në Spitalin e Traumës janë Renato Hasula dhe Eglant Hasula të cilët kanë lidhje shoqërore me autorin dhe dyshohet se janë plagosur pasi ai ka humbur kontrollin e armës.
Nga dëshmitarët okularë, policia mësoi se ngjarja u krye nga familja Mjeshtri dhe menjëherë ushtroi kontroll në qytet për kapjen e tyre.
Fillimisht policia arrestoi dy vëllezërit e tij, të cilët u lanë të lirë sot, pasi thanë se nuk kishin dijeni për armën e autorit.
 

Top ChannelLexo me shume