Dyshime se fshihet në Turqi, Ibrahim Licit i “tunden” prangat, operacion për kapjen e të shumë kërkuarit

Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasje po kërkohet në Turqi, pas dyshimeve se fshihet në këtë shteti.

Burime për ABC kanë konfirmuar se policia shqiptare ka dërguar një letërporosi për homologët në Turqi, për lokalizimin dhe arrestimin e të shumë kërkuarit.

Ibrahim Lici njihet si një nga përsonat me të shkuar kriminale në Shkodër. Mbi të rëndojnë akuzat se ka vrarë Endri Mustafën, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në lagjen Guerrile, Shkodër.
Viktima u gjet në bregun e liqenit me 6 plumba në trup. Për vrasjen, u arrestuar një 15-vjeçar, shtetasi me inicialet E.M., pasi dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor i Licit në vrasje. Pas ngjarjes, para autoriteteve, adoleshenti tregoi vendin se ku ishte lënë në arma e krimit. Mustafa ishte person me precedent të mëparshëm penal dhe i skeduar nga policia e Shtetit për disa ngjarje të tjera. Në 2016 u arrestua me 3 shtetas të tjerë si autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M, ngjarje për të cilën edhe u dënua.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë. Emri i tij lidhet me ngjarje të bujshme të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Para se të vritej Endri Mustafa dhe policia të akuzonte Licin për këtë ngjarje, ky i fundit ishte prej kohësh në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në Shkodër më 30 mars 2019.

Ibrahim Lici, djali i këshilltarit bashkiak Mustafa Lici dyshohet autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve, ndërsa në atë kohë u vunë në pranga dy bashkëpunëtorët e tij Arsen Stojku 29 -vjeç dhe Mislim Rama 23 -vjeç nga Vau i Dejës.

/abcnews.al/

Lexo me shume