‘Dyshja e marrosur’ kërcejnë një ‘charleston’, Elona dhe Anxhelo “shkundin” skenën e DWTS

Elona dhe Anxhelo kanë sjellë këtë mbrëmje në DWTS një charleston, të cilën duket se e shijuan shumë, por juria ishte pak kritike në komente.

Pritshmëria e jurisë për të parë moderatoren, ndryshe nga Elona që është në jetën reale, ishte mjaft e lartë, por megjithatë duket se kërcimi i dyshes ishte në përpjestim të zhdrejtë me atë çfarë u kërkua.
“Tek padieshka që ishte poshtë e humbe pak ritmin, janë ca momente që nuk ishin në sink, një gjë që më bëri përshtypje, pjesa e sipërme me pjesën e  poshtme të trupit nuk ishin në sinkron”– tha Kledi Kadiu

“Ti kur fillon të numërosh ndonjë hap aty e prish, thjesht kërce dhe kënaqu, nuk mate kohën e duhur për tu future poshtë se partneri ishte me kurriz por ishe shumë e lezetçme sot”- tha Valbona Selimllari.
“Në këto katër javë tis a fillon më ato lëvizjet kthehesh tek roli që po kërcen nuk je më Elona, të lutem më provo gabim,”– tha Dalina Buzi.
“Je lineare, ecën mirë. Dil nga rutina jote se gara po bëhet e fortë, lëviz pak se statura nuk ishte e mirë”– tha Armand Peza.
Në total çifti mori 23 pikë ku konkretisht juria dhanë: Dalina Buzi  6 pikë, Armand Peza 6 pikë, Kledi Kadiu 5 pikë dhe Vlabona Selimllari 6 pikë.
Javën e kaluar ata morën 25 pikë, pra pësuan një rënie prej dy pikësh. Për të gjithë ata që duan ta votojnë Elonën dhe Anxhelon, të dërgojnë mesazh me kodin VIP 14.
Këtë javë, spektakli i “DWTS” zhvillohet me dy konkurrentë më pak, pasi sipërmarrësi Ilir Dushkaj dhe këngëtari Alban Nimani u eleminuan nga spektakli gjatë dy javëve të kaluara. Televotimi është i hapur zyrtarisht dhe të gjithë do mund të votojnë nga Shqipëria dhe nga Kosova. Pesha do të jetë 50% tek pikët e jurisë dhe 50% votat e publikut.

FOTO GALERI
1/9

Top ChannelLexo me shume