Dyshohet se ishte e pranishme kur u vra Martin Çeço, lihet në burg Martina Pajollari

“Arrest me burg” është masa e sigurisë që gjykata caktoi sot për 18-vjeçaren Martina Pajollari, e cila dyshohet që të ketë qenë prezentë në momentin që është vrarë Martin Çeço.

Më herët është raportuar se Pajollari ka qenë prezente në momentin që Valteri me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit.

Ndërsa sipas informacioneve ajo ka qenë po ashtu prezente në momentin që u krye vrasja. Këto janë detaje që janë mundur të zbulohen gjatë hetimeve, duke hedhur dritë më tepër mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në qershor.

Lajmi në përditësim…

Lexo me shume