Dyshohet se ra nga karroca e kalit, humb jetën 75-vjeçari në Peqin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Peqin ku një i moshuar dyshohet se ka rënë nga karroca e kalit ku si pasojë ka humbur jetën.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale F.H 75-vjeç nga fshati Gjevor i Peqinit.

Policia ndodhet në vendngjarje ku dh epo punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftim policie

Rreth orës 20:50, në fshatin Gjevor, Peqin, dyshohet që shtetasi F. H. , 75 vjeç, duke lëvizur me karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore (kalë), dyshohet se ka rënë nga karroca dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Lexo me shume