E ardhmja e trajnerit Reja me kombëtaren

Duka në Klan News Sport: Diskutojmë pas miqësoreve të Nëntorit

E ardhmja e trajnerit Reja në kombëtaren shqiptare të futbollit do të vendoset pas miqësoreve të nëntorit. E pranoi këtë presidenti i federatës Armand Duka në një intervistë në emisionin Klan Neës Sport, në televizionin Klan Neës.

Armand Duka: Do ulemi me trajnerin të bisedojmë  për të ardhmen qoftë për të vazhduar qoftë për të vazhduar një kontratë të mundshme për eliminatoret e Euro 2024 apo për ta ndërprerë atë. Unë kam thënë gjithmonë fjalë pozitive për trajnerin, vazhdoj të them të njëjtën gjë

Duka nuk lë pa përmendur edhe superligën dhe rritjen e rivalitetit në sezonin e fundit me pjesëmarrjen e skuadrave të reja, ku veçon Egnatian.

Armand Duka: Egnatia jo vetëm në futboll, por pothuajse plotësisht me financat e veta ka bërë investime të rëndësishme, qoftë në stadium, apo edhe në fusha stërvitje. 

Federata e futbollit ka një projekt ambicioz që është Uniforma ime, me pajisjen me bazë materiale falas për të gjithë fëmijët që luajnë në ekipe të ndryshme në të gjithë vendin.

Armand Duka: Numërojmë rreth 16.161 fëmijë të rregjistruar sot në futboll në Shqipëri. Federata nëpërmjet projekteve të saj ka të evidentuar shumë mirë shumë vajza dhe djem që luajnë futboll në Shqipëri.

Ndër projektet e FSHF është edhe ai i 100 fushave. Duka tha se ka në plan të ndërtojë fusha futbolli edhe në Valbonë apo në Has./tvklan.al

Lexo me shume