E fundit që takoi Almën me 3 fëmijët, kunata thirret sërish në Prokurori_66434b39075f7.png

E fundit që takoi Almën me 3 fëmijët, kunata thirret sërish në Prokurori

Valentina Arrazi, kunata e Almës, është personi i fundit më të cilën është takuar Alma Arrazi para se të humbiste jetënNë dëshminë e saj në polici, Valentina nuk ka qenë bindëse prandaj është paraqitur përsëri në prokurori.Ajo është shoqëruar nga familjaret e familjes Arrazi, ndërkohë që kunati i saj është ende në burg.
Erdgys Arazi ndodhet i arrestuar në burgun e Reçit për akuzën “shkaktim të vetëvrasjes”, pas tragjedisë së ndodhur më 2 maj në Shkodër, ku bashkëshortja e tij Alma Arazi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur.
NgjarjaNgjarja e rëndë ka ndodhur më 2 maj. Alma Arazi dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna, bashkë me 3 fëmijët e saj të mitur, 2 vajza dhe 1 djalë. I dyshuar kryesor për krimin e rëndë është bashkëshorti i Alma Arazit, Erdgys Arazi, babai i tre fëmijëve. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje, gjë që ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit. Ndërkohë që sherri në familje kishte nisur prej kohësh, pasi Alma Arazi zbuloi tradhtinë e bashkëshortit.Deri më tani, 31-vjeçari ka mohuar të gjitha akuzat duke u mbrojtur me pretendimin se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Familjarët pretendojnë se Arazi kishte një lidhje tjetër jashtëmartesore, detaj që është marrë si pistë hetimi nga autoritetet.

Burimi