E kishin kthyer shtëpinë në laborator droge, arrestohet i riu shqiptar dhe partnerja e tij

Një 23-vjeçar shqiptar dhe bashkëjetuesja e tij e së njëjtës moshë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen për prodhimin dhe shumëfishimin e sasive të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe shitjen e tyre brenda territorit grek.

Sipas autoriteteve helene hetimeve u zbulua se të arrestuarit ishin të dy anëtarë të një grupi kriminal, që furnizonin sasi të mëdha heroine, të cilën më pas e shumëfishonin me anë të përzierësve të ndryshëm në vendin ku kishin ngritur “laboratorin” e tyre.

Raportohet se nga hetimet e kryera në “laborator”. janë gjetur dhe konfiskuar:

Një cilindër propani

Enë me 5 pako heroinë me peshë totale 2524 gram

Një peshore precize

Enë të ndryshme që përdoren për përzierjen e substancave kimike

70 thasë për paketimin e ushqimeve

2 telefona celularë të cilët përdoreshin për shitjen e drogës

Gjithashtu, autoritetet bënë me dije se 23-vjeçari ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes në këmbë dhe ka bërë rezistencë të fortë ndaj arrestimit, ndërsa dispononte një kartë identifikimi policor me foton e tij dhe të dhënat e një personi tjetër, të cilin e përdori për të shmangur arrestimin, ndërsa ndaj tij kishte 2 urdhër arreste për përfshirjen në banda kriminale dhe shkelje të ligjit për lëndët narkotike.

/Abcnews.al/

Lexo me shume