E pazakontë në Itali, pacienti luan saksofon teksa i nënshtrohet një operacioni në tru

Mjekët në Itali ndanë detaje të një operacioni të fundit, delikat në tru, gjatë të cilit pacienti mbeti zgjuar dhe luante saksofon.

Spitali Ndërkombëtar Paideia në Romë tha në një njoftim për shtyp se pacienti 35-vjeçar, i identifikuar si GZ, u mbajt zgjuar dhe luajti saksofonin e tij gjatë operacionit 9-orësh për të hequr një tumor nga truri i tij.

Mjekët thanë se performanca muzikore i lejoi kirurgët të hartonin funksionet e ndryshme të trurit të tij ndërsa operonin.

“Kirurgjia e zgjuar bën të mundur hartimin me saktësi ekstreme gjatë operacionit të rrjeteve nervore që qëndrojnë në themel të funksioneve të ndryshme të trurit si loja, të folurit, lëvizja, kujtimi, numërimi,” tha Dr. Christian Brogna, i cili drejtoi ekipin e kirurgjisë.

“Qëllimi i operacionit të zgjuar është heqja e tumorit të trurit ose një keqformimi vaskular siç janë kavernomat e vendosura në zona të veçanta të trurit, duke ruajtur cilësinë e jetës së pacientit”, shtoi më tej, duke sqaruar se operacioni shkoi me sukses./abcnews.al

Lexo me shume