E rëndë, foshnja humb jetën në spital pasi u rrëzua nga krevati_6643b12496b00.png

E rëndë, foshnja humb jetën në spital pasi u rrëzua nga krevati

Një foshnjë shtatëmuajshe nga Vevçani i Strugës ka ndërruar jetë herët në mëngjes, në Spitalin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë “Shën Erazmus” në Ohër.
Foshnja u dërgua në spital nga nëna pasditen e djeshme.
Foshnja kishte hematomë në kokë dhe pasi u konstatua gjakderdhja në tru, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, por më pas ndërroi jetë.
Sipas deklaratës së nënës, lëndimet kanë ndodhur pas rënies nga shtrati i improvizuar në shtëpinë e tyre.
Prokuroria thotë se do të bisedohet me familjen për të sqaruar arsyet se si ka ndodhur lëndimi i foshnjës, si dhe për të hetuar nëse stafi mjekësor ka vepruar sipas protokolleve dhe procedurave.
Nga spitali është marrë i gjithë dokumentacioni, është lëshuar urdhër për obduksion të foshnjës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

Burimi