“E vështirë të kënaqja familjen e saj”, trajneri rus zbulon arsyen e ndarjes nga ish-fituesja e US Open

Emma Raducanu është një nga yjet e së tashmes dhe së ardhmes në tenis.

Ajo fitoi US Open në moshën 18-vjeçare, mirëpo së fundmi ka hasur në vështirësi për të ruajtur formën e duhur dhe nuk ia ka dalë të jetë protagoniste në eventet madhore. Britanikja nuk ka gjetur rehat edhe me trajnerët teksa në një vit ndryshoi tre të tillë.

Së fundmi, një nga ish-trajnerët e saj, Dmitry Tursunov zbuloi se është e vështirë që një trajner të kënaqë familjen e Raducanus. Gjithsesi, rusi, ish-tenist në të kaluarën, thekson se Emma posedon një talent të jashtëzakonshëm dhe se kërkon të përmirësohet gjithnjë.

“Nuk ramë dakord për disa terma të caktuara dhe mora disa sinjale që nuk më pëlqyen. Isha në një “kurth” pasi mendoja vetëm si mund të impresionoja familjen e saj. Kisha shumë dëshira që ta realizoja diçka të tillë. Megjithatë, nuk shkoi si duhet, por Emma është e mrekullueshme. Punon shumë dhe njerëzit e kanë gabim kur thonë se ajo sillet si një Superstar.
Është shumë e talentuar, atletike dhe e koordinuar. Është e fiksuar me tenisin dhe kërkon të përmirësohet gjithnjë. E adhuroja punën me të. Mund të përmirësohet, por i thoja gjithmonë që duhet të dëgjojë vetëm një person”, u shpreh Tursunov.

Top ChannelLexo me shume